Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 13-09-2018

    KOMUNIKATË NË PRAG TËMBAJTJES SË REFERENDUMIT,

    më shumë
  • 03-09-2018

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E FILLIMIT TË VITIT SHKOLLOR

    më shumë
  • 26-06-2018

    KOMUNIKATË ME RASTIN E DITËS NDËRKOMBËTARE PËR MBËSHTETJEN E VIKTIMAVE TË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

24-10-2018

24-25.10.2018, Athinë, Republika e Greqisë

KUVENDI I PËRGJITHSHËM I RRJETIT EVROPIAN I INSTITUCIONEVE NACIONALE PËR TË DREJTAT E NJERIUT NË TË CILIN MORI PJESË PËRFAQËSUES I ZYRËS SË AVOKATIT TË POPULLIT

Më datë 24 dhe 25 tetor, në Athinë, Republika e Greqisë, u mbajt Kuvendi i Përgjithshëm i Rrjetit Evropian i Institucioneve Nacionale për të Drejtat e Njeriut (ENNHRI), në të cilin mori pjesë përfaqësues i zyrës së Avokatit të Popullit.

Në këtë konferencë, anëtarët diskutuan për kontributin të cilin Institucionet për të drejtat e njeriut mund ta japin për ta ulur tendencën në rritje të shkeljeve të të drejtave të qytetarëve, si dhe të parimit të sundimit të së drejtës. Gjithashtu, ata diskutuan edhe për mënyrat dhe modalitetit e bashkëpunimit me organizatat joqeveritare të cilat veprojnë në fushën e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, ndërkohë që u diskutua edhe për bashkëpunimin me mediat dhe ndikimin gjithnjë e më të madh të rrjeteve sociale në promovimin e të drejtave të njeriut.

Këshilltarja shtetërore e Zyrës së Avokatit të Popullit, znj. Liljana Ilievska e prezantoi situatën me migrantët dhe azilkërkuesit në Republikën e Maqedonisë, si dhe me problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohej Institucioni gjatë sigurimit të të drejtave të tyre gjatë kohës derisa ata qëndrojnë në territorin e shtetit.

Në Kuvendin e Përgjithshëm të Rrjetit, për kryetar të ri të ENNHRI u zgjodh znj. Emili Logan, krye-komisonere e Komisionerit për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi të Republikës së Irlandës, ndërsa u zgjodh edhe Bordi i ri Drejtues, si dhe Komiteti i ri Financiar.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

nëntor 2018
H M M E P S D
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30
Tet
Dhj

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 10
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise