Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 13-09-2018

    KOMUNIKATË NË PRAG TËMBAJTJES SË REFERENDUMIT,

    më shumë
  • 03-09-2018

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E FILLIMIT TË VITIT SHKOLLOR

    më shumë
  • 26-06-2018

    KOMUNIKATË ME RASTIN E DITËS NDËRKOMBËTARE PËR MBËSHTETJEN E VIKTIMAVE TË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

18-10-2018

18-19.10.2018, Bruksel, Belgjikë

PËRFAQËSUES TË AVOKATIT TË POPULLIT MORËN PJESË NË TAKIMIN E NËNKOMITETIT PËR DREJTËSI DHE PUNË TË BRENDSHME

Përfaqësuesit e Avokatit të Popullit morën pjesë në takimin e 13-të të Nënkomitetit për Drejtësi dhe Punë të Brendshme, i cili u mbajt në selinë e Komisionit Evropian në Bruksel, Belgjikë më datë 18 dhe 19 tetor.

Përfaqësuesi i Avokatit të Popullit, këshilltari shtetëror z. Zoran Billbilloski i informoi përfaqësuesit e Nënkomitetit për funksionimin dhe kapacitet e institucionit Avokat i Popullit.

Në diskutimin e tij theksi u vu mbi fuqizimin kadrovik të institucionit, bashkëpunimin me institucionet e pushtetit ekzekutiv, implementimin e masave të përcaktuara për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në Raportin vjetor dhe për buxhetin e Avokatit të Popullit. Ai u bëri vështrim aktiviteteve të cilat gjatë periudhës së ardhshme duhet të pasojnë, siç është inkorporimi i Mekanizmit për Kontroll të Jashtëm të Policisë dhe monitorimi i implementimit të Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar.

Në këtë takim, me diskutime të tyre morën pjesë përfaqësuesit e të gjitha institucioneve, puna e të cilëve është objekt i shqyrtimit të Nënkomitetit, edhe atë si nga pushteti ekzekutiv dhe gjyqësor, ashtu edhe nga trupat rregullatorë.
Takime të këtij lloji mbahen një herë në vit, me qëllim që të sigurohen informata për punën e kryer, si dhe të pasqyrohen rezultatet e arritura në lidhje me rekomandimet e dhëna nga ana e Nënkomitetit në lidhje me fushat që i përfshin i njëjti.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

nëntor 2018
H M M E P S D
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30
Tet
Dhj

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 5
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise