Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 13-09-2018

    KOMUNIKATË NË PRAG TËMBAJTJES SË REFERENDUMIT,

    më shumë
  • 03-09-2018

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E FILLIMIT TË VITIT SHKOLLOR

    më shumë
  • 26-06-2018

    KOMUNIKATË ME RASTIN E DITËS NDËRKOMBËTARE PËR MBËSHTETJEN E VIKTIMAVE TË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

29-01-2018

29.01.2018, Shkup

AVOKATI I POPULLIT Z.IXHET MEMETI REALIZOI TAKIM ME KOMISARIN PËR TË DREJTAT E NJERIUT TË KËSHILLIT TË EVROPËS, Z. NILLS MIUZHNIEK

Avokati i popullit z. Ixhet Memeti realizoi taklim me komisarin për të drejtat e njeriut të Këshillit të Evropës, z. Nills Miuzhniek në të cilin u bisedua për gjendjet me promovimin dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, për sfidat me të cilat ballafaqohet institucioni, ndërkaq në veçanti me kompetencat e reja të cilat i fitoi Institucioni me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Avokatin e popullit.

Gjegjësisht, avokati i popullit z. Memeti informoi se në periudhën e fundit komunikimi me organet dhe institucionet të cilat monitorohen nga ana e Avokatit të popullit dukshëm është përmirësuar, por për shkak të mungesës së kapaciteteve njerëzore, Institucioni akoma përballet me sfida për zbatimin në praktikë të të gjitha kompetencave të reja të fituara konform Ligjit të ri të avokatit të popullit. Ai mëtej informoi edhe për masat të cilat u votuan për herë të parë nga ana e Kuvendit, si dhe për përvojat fillestare nga zbatimi i kompetencës së re ,, miku i gjykatës’’.

Avokati i popullit  z. Memeti u përçëndrua edhe në arsimin inkluziv dhe punën e kryer të Institucionit në këtë fushë.
Komisari z. Miuzhniek theksoi mbështetjen që Këshilli i Evropës i jep vendit, dhe sidomos institucionit të Avokatit të popullit si vegël kyçe për sigurimin e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut dhe u angazhua për të siguruar mbështetje të vazhdueshme dhe të fortë për Institucionin edhe në të ardhmen.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

nëntor 2018
H M M E P S D
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30
Tet
Dhj

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 4
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise