Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 13-09-2018

    KOMUNIKATË NË PRAG TËMBAJTJES SË REFERENDUMIT,

    më shumë
  • 03-09-2018

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E FILLIMIT TË VITIT SHKOLLOR

    më shumë
  • 26-06-2018

    KOMUNIKATË ME RASTIN E DITËS NDËRKOMBËTARE PËR MBËSHTETJEN E VIKTIMAVE TË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

AVOKATI I POPULLIT Z. IXHET MEMETI MORI PJESË NË TAKIMIN E 28-të TË KËSHILLIT ADMINISTRATIV TË AGJENCISË PËR TË DREJTAT FUNDAMENTALE TË BASHKIMIT EVROPIAN – FRA NË VJENË, AUSTRI 13-12-2017

13-14.12.2017, Vjenë, Austri

AVOKATI I POPULLIT Z. IXHET MEMETI MORI PJESË NË TAKIMIN E 28-të TË KËSHILLIT ADMINISTRATIV TË AGJENCISË PËR TË DREJTAT FUNDAMENTALE TË BASHKIMIT EVROPIAN – FRA NË VJENË, AUSTRI

Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti, në cilësinë e mbikëqyrësit të Këshillit Administrativ të Agjencisë për të Drejtat Fundamentale të Bashkimit Evropian – FRA, për herë të parë mori pjesë në takimin dyditor të Këshillit, i cili u mbajt më datë 13 dhe 14 dhjetor në Vjenë.

Në kuadër të këtij takimi, z. Memeti realizoi mbledhje me përfaqësuesit e strukturës udhëheqëse të Agjencisë, z. Joanis Dimitrakopulos, shef i Seksionit për barazi dhe të drejta të qytetarëve, dhe z. Andreas Akardo, shef i Kabinetit të drejtorit të Agjencisë, me ç’rast u njoftua me aktivitetet e FRA në fushën e të drejtave dhe lirive të njeriut. Në një takim të veçantë bisedoi edhe me drejtorin e Agjencisë, z. Majkl Oflaerti me të cilin ranë dakord për aktivitetet e ardhshme lidhur me përfshirjen e Republikës së Maqedonisë në punën e Agjencisë, si dhe për vizitën e tij në vend në gjysmën e dytë të vitit 2018.

Avokati i Popullit, z. Memeti shprehu falënderim që Republika u Maqedonisë pati nderit të jetë vendi i parë mbikëqyrës i rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe respektin personal që pikërisht ai të zgjidhet për ta ushtruar këtë rol jashtëzakonisht të rëndësishëm për shtetin.

Në rrjedhën e mëtutjeshme të bisedave, ai potencoi se me rëndësi të veçantë për vendin është se aktivitetet e FRA do të zgjerohen edhe në territorin e Republikës së Maqedonisë, si dhe do të hapen çështje të shumta nga fusha e gjerë e të drejtave dhe lirive të njeriut, njëkohësisht duke theksuar se si vend dhe institucion jemi veçanërisht të interesuar që puna e Agjencisë të fokusohet në të drejtat e fëmijës në të gjitha segmentet e jetës.
 
Në takimin dyditor morën pjesë përfaqësuesit e të gjitha vendeve-anëtare të BE-së dhe u diskutua për punën që ka kryer Agjencia në vitin 2017, por edhe për aktivitetet e ardhshme të parashikuara për vitin 2018, si dhe për aktivitetet afatgjata në periudhën katërvjeçare deri në vitin 2022.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2018
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 2
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise