29-11-2017
29-30.11.2017, Bruksel, Belgjikë
PJESËMARRJA E AVOKATIT TË POPULLIT Z. IXHET MEMETI NË ASAMBLENË E PËRGJITHSHME TË ENNHRI
Avokati i Popullit z. Ixhet Memeti mori pjesë në seminarin e Asamblesë së Përgjithshme të Rrjetit Evropian të Institucioneve Nacionale për të Drejtat e Njeriut, e cila u mbajt më datë 29 dhe 30 nëntor në Bruksel, Belgjikë.
Dita e parë e kësaj ngjarje dyditore iu përkushtua diskutimit lidhur me komunikimin të cilin Rrjeti për të Drejtat e Njeriut e ka në trupa të ndryshëm evropian, Komisioni Evropian, Agjencia e BE-së për të Drejta Fundamentale FRA, Asambleja Parlamentare etj.
Në ditën e dytë u mbajt Asambleja e Përgjithshme në të cilën u diskutua për progresin e arritur që nga fillimi i themelimi i Rrjetit e deri më sot, Raportin financiar për vitin 2017, ndërsa u miratua Plani Strategjik për tre vitet e ardhshëm, 2018-2021 dhe prioritetet tematike në të cilat, gjatë kësaj periudhe, do të punoj Rrjeti.
Në kuadër të Asamblesë u bë zgjedhja e anëtarit alternativ të Nënkomitetit për Akreditim pranë Aleancës Globale të Institucioneve Nacionale për të Drejtat e Njeriut (GANHRI), si dhe u miratua dispozita për rritjen e anëtarësimit të vendeve anëtare të këtij Rrjeti, me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe proaktivitetit të planit projektues.