Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 13-10-2017

    KOMUNIKATË PËR ZGJEDHJET LOKALE TË VITIT 2017

    më shumë
  • 06-09-2017

    NË PRES-KONFERENCË U PREZANTUA HULUMTIMI I VEÇANTË PËR “GJENDJEN ME DEPONIIMIN E...

    më shumë
  • 04-09-2017

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E FILLIMIT TË VITIT TË RI SHKOLLOR

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

PJESËMARRJE E PËRFAQËSUESIT TË AVOKATIT TË POPULLIT NË KONFERENCËN PËR PROMOVIMIN E RRJETIT TË MPN-SË NË EVROPË 04-04-2017

04-05.04.2017, Strasburg, Republika e Francës

PJESËMARRJE E PËRFAQËSUESIT TË AVOKATIT TË POPULLIT NË KONFERENCËN PËR PROMOVIMIN E RRJETIT TË MPN-SË NË EVROPË

Përfaqësues i Avokatit të Popullit morri pjesë në konferencën me rastin e fillimit të projektit të ri të Këshillit të Evropës, që synon  krijimin e  rrjetit të Mekanizmave parandalues nacional (MPN-ve) në Bashkimin Evropian dhe më gjerë, si dhe harmonizimin e punës së MPN-së në Evropë. Projekti mbështetet finansiarisht nga Bashkimi Evropian, ndërsa konferenca dy-ditore u mbajt në selinë e Këshillit të Evropës në Strasburg, Republika e Francës.

Gjatë dy ditëve të punës, në konferencë u diskutua për forcimin e rolit të MPN-së në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në vendet e privimit nga liria, por edhe për funksionalitetin e tyre në terren.

Në konferencë u prezantua hulumtimi (anketa) i kryer nga Instituti Boltcman për të drejtat e njeriut në Vjenë, i cili në një mënyrë figurative prezantoi  anët e forta dhe të dobëta të detektuara të MPN-së në Evropë, si dhe mënyrat e ndryshme në të cilat funksionojnë ekipet në terren.

Në grupe të punës u diskutua për disa tema, u bë fjalë për bashkëpunimin e MPN-së me mediat, bashkpunimin me sektorin joqeveritar, mënyrën në të cilën realizohen vizitat në terren, pengesat në të cilat hasin ekipet gjatë realizimit të vizitave në terren etj.

Në takimin e ardhshëm koordinues do të definohen në mënyrë më të detajuar aktivitetet e ardhshme të projektit, do të bëhet fjalë edhe për migrimin në Evropë, ndërkaq do të promovohet edhe organi i ri i  ashtuquajtur Opservatori MPN.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

nëntor 2017
H M M E P S D
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30
Tet
Dhj

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise