Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 28-04-2017

    REAGIM I AVOKATIT TË POPULLIT PËR NGJARJET ME USHTRIMIN E DHUNËS NË KUVEND

    më shumë
  • 30-03-2017

    PRES-KONFERENCA NË TË CILËN U PREZANTUA RAPORTI VJETOR PËR NIVELIN E SIGURIMIT...

    më shumë
  • 16-03-2017

    REAGIM I AVOKATIT TË POPULLIT PËR PËRPJEKJET E INVOLVIMIT TË FËMIJËVE NË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

AVOKATI I POPULLIT, Z. IXHET MEMETI MORI PJESË NË SIMPOZIUMIN E KATËRT TË INSTITUCIONEVE TË OMBUDSMANËVE KUSHTUAR KRIZËS SË REFUGJATËVE 02-03-2017

02-03.03.2017, Ankara, Republika e Turqisë

AVOKATI I POPULLIT, Z. IXHET MEMETI MORI PJESË NË SIMPOZIUMIN E KATËRT TË INSTITUCIONEVE TË OMBUDSMANËVE KUSHTUAR KRIZËS SË REFUGJATËVE

„Kriza e refugjatëve, në përmasat e saj milionëshe, padyshim se është njëra nga sfidat më të mëdha humanitare me të cilat, në ditët e sotme, ballafaqohet bashkësia ndërkombëtare. Karakteri enorm i kësaj krize e vuri në pikëpyetje serioze çështjen e parimit të solidaritetit, si dhe e vuri në test të vërtetë funksionimin e lirive dhe të drejtave fundamentale të refugjatëve. Republika e Maqedonisë, për shkak të pozitës së saj gjeografike, është pjesë e të ashtuquajturës “Ruta Ballkanike” dhe lidhje kryesore transitore për personat të cilët kanë për qëllim të arrijnë deri në shtetet e Evropës Perëndimore. Numri i shtuar i migrantëve, të cilët transitonin ose ndaloheshin në vend, gjatë viteve 2012, 2013 dhe 2014, ishin indikatorët fillestarë për mundësinë e fluksit akoma më të madh të refugjatëve, ndërsa autoritetet në Maqedoni nuk i kushtuan vëmendje të mjaftueshme.”

Këtë, mes tjerash, e tha Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti në fjalën e tij në Simpoziumin e Katërt të Institucioneve të Omudsmanëve, në të cilën u bë fjalë për “Migrantët dhe refugjatët”, ndërsa i njëjti u organizua nga Asambleja e Madhe e Turqisë dhe Zyra e Ombudsmanit dhe u mbajt në Ankara, Republika e Turqisë.

Me këtë rast, z. Memeti potencoi se edhe përkrah të gjitha paralajmërimeve të drejtuara për rreziqet dhe sfidat të cilat pasuan, mos mbajtja e llogarisë dhe politikat e papërgjegjshme të autoriteteve rezultuan që Maqedonia të gjendet e papërgatitur për valën e pritshme të refugjatëve.

„Sjellja e këtillë çoi deri në shkeljen masive të të drejtave të refugjatëve dhe migrantëve dhe deri në krijimin e rreziqeve të drejtpërdrejta për sigurinë  e tyre dhe sigurinë e shtetit dhe qytetarëve.” – tha z. Memeti.

Përndryshe, në këtë Simpozium, Omudsmanët e Republikës së Maqedonisë, Republikës së Turqisë, Bosnjë e Hercegovinës, Serbisë, Rusisë, Indonezisë i shkëmbyen përvojat e tyre lidhur me krizën e migrantëve/refugjatëve.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

maj 2017
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31
Pri
Qer

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise