Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 13-10-2017

    KOMUNIKATË PËR ZGJEDHJET LOKALE TË VITIT 2017

    më shumë
  • 06-09-2017

    NË PRES-KONFERENCË U PREZANTUA HULUMTIMI I VEÇANTË PËR “GJENDJEN ME DEPONIIMIN E...

    më shumë
  • 04-09-2017

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E FILLIMIT TË VITIT TË RI SHKOLLOR

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

 NË OHËR U MBAJT KONFERENCA RAJONALE ME TEMË: “QASJA NË TË DREJTËN E AZILIT DHE KTHIMI FORMAL/JOFORMAL I MIGRANTËVE/REFUGJATËVE” 03-11-2016

03-04.11.2016, Ohër, Republika e Maqedonisë

NË OHËR U MBAJT KONFERENCA RAJONALE ME TEMË: “QASJA NË TË DREJTËN E AZILIT DHE KTHIMI FORMAL/JOFORMAL I MIGRANTËVE/REFUGJATËVE”

“Të drejtën e mbrojtjes ndërkombëtare të cilën e gëzojnë refugjatët/migrantët është obligim i autoriteteve, ndërsa ne si ombudsmanë duhet të përpiqemi ta plotësojmë për çdo rast individual. Kriza e migrantëve, si rezultat i valës së refugjatëve e cila e përfshiu Evropën në dy vitet e fundit, në mënyrë të mirëfilltë e vuri në sprovë respektimin e lirive dhe të drejtave fundamentale të migrantëve dhe refugjatëve. Të vetëdijshëm për sfidat që i bart me vete kriza, duke e afirmuar përgjegjësinë tonë të përbashkët si mbrojtës të të drejtave të njeriut, realizuam disa takime të cilat rezultuan me miratimin e dokumenteve me të cilat u bëjmë apel autoriteteve për respektimin e pakushtëzuar të të drejtave të migrantëve dhe refugjatëve, si dhe i theksojmë angazhimet tona për promovimin dhe mbrojtjen e tyre”.

Këtë, mes tjerash, e theksoi Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti në fjalën e tij përshëndetëse, përkatësisht në hapjen e Konferencës rajonale, me titull: “Qasja në të drejtën e azilit dhe kthimi formal/joformal i migrantëve/refugjatëve”, e cila u mbajt në Ohër, në organizim të Zyrës së Avokatit të Popullit dhe Komisarit të Lartë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara – Zyra në Shkup.

Sipas z. Memeti, në kushte të shkeljeve masive të të drejtave të migrantëve dhe refugjatëve, ne, si ombudsmanë, nuk guxojmë të kënaqemi vetëm me raste individuale të mbrojtjes së të drejtave të tyre, por është tejet e nevojshme në mënyrë adekuate t’u përgjigjemi sfidave globale përmes zbatimit të aksioneve të përbashkëta me çka do të ndikojmë në drejtim të respektimit të plotë të të drejtave të gjithë personave.

Hulumtimi për “Gjendjet me qasjen në të drejtën e azilit në Republikën e Maqedonisë, gjendjet rrjedhëse dhe nevojën për masat e ardhshme”, i prezantoi Dr. Trpe Stojanovski, profesor i Fakultetit të Sigurisë-Shkup, ndërsa znj. Snezhana Teodosievska Jordanoska, këshilltare shtetërore në Zyrën e Avokatit të Popullit i prezantoi “Perceptimet dhe përvojat e institucioneve kompetente në Republikën e Maqedonisë” lidhur me këtë çështje.

Në Konferencë, me vështrim të tyre mbi gjendjet që kanë të bëjnë me qasjen në të drejtën e azilit, nga aspekti i Institucioneve nacionale për të drejtat e njeriut prezantuan Ombudsmanët e: Republikës së Kroacisë - znj. Lora Vidiq, Republikës së Shqipërisë - z. Igli Totozani, Federatës së Bosnjë e Hercegovinës - znj. Jasminka Xhumhur, Republikës së Kosovës - z. Hilmi Jashari dhe i Republikës së Malit të Zi, - z. Shuçko Bakoviq.

Në këtë temë fjalime mbajtën edhe zëvendës-obudsmanët e Republikës së Sllovenisë - z. Ivan Shelih dhe Republikës së Serbisë z. Millosh Jankoviq. Gjithashtu, për problemet me të cilat ballafaqohen azilkërkuesit folën edhe përfaqësuesit e Mekanizmit Parandalues Nacional të Ombudsmanëve të Republikës së Bullgarisë dhe Hungarisë, ndërsa pikëpamjet e tyre i shpalosën edhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare dhe institucioneve shtetërore.
Në fund, u dhanë orientimet për hartimin e Konkluzioneve nga kjo Konferencë, pikëpamje përfundimtare të cilat do t’u dërgohen të gjithë pjesëmarrësve të Konferencës.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

nëntor 2017
H M M E P S D
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30
Tet
Dhj

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise