Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 26-06-2020

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E 26 QERSHORIT-DITËS NDËRKOMBËTARE...

    më shumë
  • 17-06-2020

    KOMUNIKATË LIDHUR ME ARKËTIMIN PËR LËSHIMIN E DËFTESAVE

    më shumë
  • 09-06-2020

    under construction

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

TAKIM I AVOKATIT TË POPULLIT Z. IXHET MEMETI ME Z. RAJNER DEVILL DREJTUESIN E EKIPIT TË PROJEKTIT PËR MBËSHTETJEN E SEKTORIT TË JURISPRUDENCËS 09-06-2020

Shkup

TAKIM I AVOKATIT TË POPULLIT Z. IXHET MEMETI ME Z. RAJNER DEVILL DREJTUESIN E EKIPIT TË PROJEKTIT PËR MBËSHTETJEN E SEKTORIT TË JURISPRUDENCËS

Avokati i popullit z.Ixhet Memeti u takua me z.Rajner Devill, gjyqtar i Gjykatës së Apelit në Gjermani, i cili është drejtues i ekipit të projektit „Mbështetje e reformave në sektorin e jurisprudencës“, i financuar nga Bashkimi Evropian, qëllimi kryesor i të cilit është mbështetja e implementimit të Strategjisë për reformë të sektorit të jurisprudencës dhe Planit aksionar në lidhje me pavarsinë, efikasitetin dhe cilësinë e punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe të përmirësohet efikasiteti i administratës në organet e jurisprudencës dhe forcimi i kapaciteteve të të gjitha palëve në sektorin.

Në këtë takim, Avokati i popullit z. Memeti, njoftoi gjykatësin z.Devill me punën e deritanishme të Institucionit në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve me theks të veçantë në ankesat nga fusha e jurisrudencës, përkatësisht veprimin për zvarritjen e paarsyeshme të procedurave gjyqësore dhe respektimin e parimit për gjykim brenda afatit të arsyeshëm, si dhe kryerjen e punëve në mënyrë të pandërgjegjshme dhe me papërgjegjësi nga ana e shërbimeve gjyqësore, duke mos i cenuar parimet e autonomisë dhe pavarsisë së pushtetit gjyqësor. Njëherazi, e informoi se me qëllim të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut kur pala ose Avokati i popullit kërkon, gjykata i mundëson Avokatit të popullit të veprojë si mik i gjykatës (amicus curiae), kompetencë e re të cilën Avokati i popullit e mori me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit të avokatit të popullit prej vitit 2018.

Në takim u shkëmbyen mendime lidhur me nevojën e inkuadrimit të Avokatit të popullit në aktivitetet për trajnimin e gjykatësve dhe prokurorëve publik, përfshirë edhe administratën e këtyre organeve, me qëllim të forcimit të besimit të opinionit në këto sisteme, por edhe për informim më të madh me qëllim të zbatimit papengesë të kompetencës së re të Avokatit të popullit, ndërkaq në interes të qytetarëve.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

korrik 2020
H M M E P S D
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Qer
Gsh

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise