Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

GRUAJA ROME NË SHEKULLIN 21- MUNDËSI, KONTRIBUTE DHE SFIDA 07-03-2020

Shkup

GRUAJA ROME NË SHEKULLIN 21- MUNDËSI, KONTRIBUTE DHE SFIDA

Zëvendësja e avokatit të popullit, znj. Vaska B-Mustafa, mori pjesë në Diskutimin Panel  që u mbajt në prag të Ditës së gruas 8-Marsi në Shtëpinë e BE-së (EU house) në Shkup, ndërsa u organizua nga Koalicioni „Khetane“.

Si njëra nga panelistet, zëvendësja Bajramovska-Mustafa duke folur në temën ,,Gratë Rome në shekullin 21 – mundësitë, kontributet dhe sfidat’’, duke shkëmbyer eksperiencën personale dhe profesionale bëri thirrje për inkurajimin e gruas Rome, për pjesëmarrje më të madhe në konceptin e barazisë gjinore, duke theksuar rëndësinë e kontributit të saj në procesin e integrimit të komunitetit rom, vendimmarjen dhe krijimin e politikave të qëndrueshme për Romët e Maqedonisë së Veriut.

Në ngjarjen u drejtua edhe zonja e parë, znj. Elizabeta Gjorgievska, si dhe znj. Marta Garsija Fidallgo, këshilltare dhe koordinatore për integrimin e Romëve dhe barazi nga Drejtoria e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Zgjërim të Komisionit Evropian.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

prill 2020
H M M E P S D
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30
Mar
Maj

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 2
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise