Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 31-03-2020

    REKOMANDIMI I AVOKATIT TË POPULLIT DERI TE QEVERIA E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË...

    më shumë
  • 26-03-2020

    REKOMANDIME PËR VEPRIMIN ME PERSONAT E PRIVUAR NGA LIRIA NË KUSHTE TË PANDEMISË...

    më shumë
  • 20-03-2020

    PLANI I PUNËS I AVOKATIT TË POPULLIT NË KUSHTE TË JASHTËZAKONSHME

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

STUDENTËT E UNIVERSITETIT SHTETËROR TË TETOVËS MBAJTËN MËSIM PRAKTIK NË LËNDËN TË DREJTAT E NJERIUT NË ZYRËN E AVOKATIT TË POPULLIT 05-12-2019

Shkup

STUDENTËT E UNIVERSITETIT SHTETËROR TË TETOVËS MBAJTËN MËSIM PRAKTIK NË LËNDËN TË DREJTAT E NJERIUT NË ZYRËN E AVOKATIT TË POPULLIT

Studentët e vitit të dytë të Fakultetit juridik pranë Universitetit Shtetëror në Tetovë, në kuadër të programit mësimor mbajtën mësim praktik në lëndën Të drejtat e njeriut, në zyrën e Avokatit të popullit. Gjatë vizitës, përmes bisedës me avokatin e popullit u njoftuan me punën e institucionit të Avokatit të popullit.

Avokati i popullit, z.Ixhet Memeti prezantoi para studentëve zhvillimin kronologjik të Institucionit, ndryshimet ligjore në lidhje me mandatin dhe kompetencat, ndërkaq i njoftoi edhe me mënyrën e punës sipas parashtresave që i parashtrojnë qytetarët. Ai, gjithashtu, ua prezantoi edhe mandatet e reja që i pranoi kohët e fundit Avokati i popullit – mik i gjykatës, kontrolli civil  mbi policinë dhe seksioni për monitorimin e implementimit të Konventës së Kombeve të Bashkuara për personat me pengesa.

Studentët u interesuan për instrumentet e Avokatit të popullit për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, si dhe për atë,  se sa institucionet i pranojnë rekomandimet e tij. Gjithashtu, theks i veçantë u vu në punën e institucionit, krahasuar me punën e institucioneve të ombudsmanit  në rajon – krahasim në aspekt të numrit të parashtresave të pranuara, mandateve dhe mekanizmave të cilat i kanë në dispozicion, për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

prill 2020
H M M E P S D
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30
Mar
Maj

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 46
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise