Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

TAKIM I ZËVENDËS-AVOKATIT TË POPULLIT ZNJ.VASKA BAJRAMOVSKA-MUSTAFA ME KOMISIONIN PËR KLASIFIKIMIN NDËRKOMBËTARË TË FUNKSIONIMIT, AFTËSISË SË KUFIZUAR DHE SHËNDETIT (KNF) 17-07-2019

Shkup

TAKIM I ZËVENDËS-AVOKATIT TË POPULLIT ZNJ.VASKA BAJRAMOVSKA-MUSTAFA ME KOMISIONIN PËR KLASIFIKIMIN NDËRKOMBËTARË TË FUNKSIONIMIT, AFTËSISË SË KUFIZUAR DHE SHËNDETIT (KNF)

Zëvendës-avokati i popullit znj. Vaska Bajramovska-Mustafa së bashku me ekipin monitorues për zbatimin e Konventës për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, realizoi takim pune me përfaqësuesit e Komisionit për klasifikimin ndërkombëtarë të funksionimit, aftësisë së kufizuar dhe shëndetit (KNF).

Në takim, Zëvendës-avokati i popullit znj. Vaska Bajramovska-Mustafa, e prezantoi organin e sapo krijuar që punon në suaza të Seksionit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe të personave me aftësi të kufizuara brenda Avokatit të popullit, qëllimet, detyrat dhe kompetencat e këtij organi, me ç’rast veçanërisht u përqëndrua në punën e deritanishme të Avokatit të popullit në monitorimin e situatës lidhur me arsimimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara, sidomos të fëmijëve në Shkollat e veçanta, por edhe në përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në arsimin e rregullt.

Kryetari i Komisionit për KNF, z.Goran Petrushev, njoftoi përfaqësuesit e Avokatit të popullit për mënyrën e punës së Komisioneve dhe Organit kombëtar të KNF-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe në këtë kontekst me aktivitetet për vlerësimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara si dhe sigurimin e mbështetjes shtesë arsimore, shëndetësore dhe sociale, duke pasur parasysh se modeli i ri i vlerësimit funksional nga data 01.04.2019 realizohet si pilot-projekt i implementuar nga Asociacioni i edukatorëve dhe rehabilitatorëve special të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Zëvendësi i avokatit të popullit dhe kryetari i organit kombëtar të Komisionit ranë dakord se ka nevojë për bashkëpunim, në drejtim të sigurimit të mbrojtjes dhe realizimit të papenguar të të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe përfshirjen e tyre në komunitet në bazë të barabartë me fëmijët e tjerë.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

nëntor 2019
H M M E P S D
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30
Tet
Dhj

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise