Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 23-01-2020

    RASTIN ME TË MITURIN Е LIDHUR PËR KREVATI TË CILIN E BËRI PUBLIK AVOKATI I...

    më shumë
  • 04-01-2020

    PËRKUJTIM DHE MESAZH I AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E 4 JANARIT – DITËS...

    më shumë
  • 10-12-2019

    KOMUNIKATË ME RASTIN E 10-DHJETORIT DITËS SË TË DREJTAVE TË NJERIUT

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

TAKIM I ZËVENDËSES SË AVOKATIT TË POPULLIT VASKA BAJRAMOVSKA MUSTAFA ME PËRFAQËSUESIT E UNICEF 24-07-2019

Shkup

TAKIM I ZËVENDËSES SË AVOKATIT TË POPULLIT VASKA BAJRAMOVSKA MUSTAFA ME PËRFAQËSUESIT E UNICEF

Zëvendësja e Avokatit të Popullit Vaska Bajramovska Mustafa, bashkë me anëtarët e ekipit për monitorimin e implementimit të Konventës për të Drejtat e Personave me Pengesë, realizoi takim me përfaqësuesit e UNICEF-it në Shkup.

Në këtë takim, përfaqësuesit e UNICEF-it u informuan për fillimin me punë të ekipit për monitorimin e implementimit të Konventës për të Drejtat e Personave me Pengesë, i cili do të veproj në kuadër të Departamentit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës dhe të personave me aftësi të kufizuar, si dhe për aktivitetet e planifikuara lidhur me bashkëpunimin dhe përfshirjen e shoqërisë civile, veçanërisht personave me aftësi të kufizuar dhe organizatat të cilat i përfaqësojnë, me qëllim të pjesëmarrjes në procesin e monitorimit të implementimit të Konventës.

Krahas kësaj, në takim u prezantuan edhe aktivitetet e realizuara dhe  rrjedhëse të Departamentit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuar, si dhe u bisedua për mundësitë për bashkëpunim të përbashkët në domenin e fëmijëve dhe të rinjve, përfshirë edhe fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuar, me theks të veçantë mbi arsimin inkluziv, monitorimin e procesit të deinstitucionalizimit të fëmijëve/personave me aftësi të kufizuar, si dhe shënimin e 30 vjetorit nga Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

shkurt 2020
H M M E P S D
1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29
Jan
Mar

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise