Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 20-06-2019

    20. QERSHORI DITA NDËRKOMBËTARE E REFUGJATËVE

    më shumë
  • 07-06-2019

    AVOKATI I POPULLIT-MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL (MPN) NË QERSHOR DO TË JETË...

    më shumë
  • 02-04-2019

    ANKETË: “ÇKA MENDOJNË QYTETARËT PËR AVOKATIN E POPULLIT”

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

NËNSHKRUHET MEMORANDUMI PËR BASHKËPUNIM MIDIS AVOKATIT TË POPULLIT DHE SHOQATËS SË GAZETARËVE 15-05-2019

15.05.2019, Shkup

NËNSHKRUHET MEMORANDUMI PËR BASHKËPUNIM MIDIS AVOKATIT TË POPULLIT DHE SHOQATËS SË GAZETARËVE

Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti dhe kryetari i Shoqatës së Gazetarëve, z. Mlladen Çadikovski nënshkruan Memorandum për Bashkëpunim qëllimi i të cilit është ngritja e shkallës së mbrojtjes së të drejtave të gazetarëve, rritja e kualitetit të informimit të qytetarëve, si dhe bashkëpunimi në projekte të cilët kanë për qëllim promovimin e të drejtave të qytetarëve.

“Formalizimi i bashkëpunimit, midis institucionit të Avokatit të Popullit dhe Shoqatës së Gazetarëve, do të kontribuoj për mbrojtjen më efikase të punonjësve mediatikë, para së gjithash, në aspektin e lirisë së fjalës, por edhe në aspektin e sigurimit në kohë të informacioneve. Në këtë mënyrë do të rritet edhe kualiteti i transferimit të të njëjtave, e që është e rëndësishme edhe për qytetarët të cilët kanë të drejtë të informohen saktë dhe në kohë”, tha pas nënshkrimit të Memorandumit Avokati i Popullit z. Ixhet Memeti.

Sipas kryetarit të Shoqatës së Gazetarëve, z. Mlladen Çadikovski bashkëpunimi me Avokatin e Popullit gjatë periudhës së kaluar ka qenë në nivel të lartë, por me zyrtarizmin e  tij ky bashkëpunim do të përforcohet.

“Me nënshkrimin e sotëm tregojmë se realizimi i të drejtave të gazetarëve nuk është i rëndësishëm vetëm për ta, por edhe për gjithë publikun. Liria e fjalës, raportimi pa censurë do ta përmirësoj kualitetin e punës sonë, ndërsa kjo do të ndikoj në rritjen e mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve, theksoi kryetari i Shoqatës së Gazetarëve, z. Mlladen Çadikovski.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

qershor 2019
H M M E P S D
1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
Maj
Kor

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise