Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • 20-06-2019

    20. QERSHORI DITA NDËRKOMBËTARE E REFUGJATËVE

    më shumë
  • 07-06-2019

    AVOKATI I POPULLIT-MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL (MPN) NË QERSHOR DO TË JETË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

TAKIM I AVOKATIT TË POPULLIT Z. IXHET MEMETI ME PËRFAQËSUESEN E UNHCR ZNJ. MONIKA SANDRI 23-04-2019

Shkup

TAKIM I AVOKATIT TË POPULLIT Z. IXHET MEMETI ME PËRFAQËSUESEN E UNHCR ZNJ. MONIKA SANDRI

Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti realizoi takim me përfaqësuesen e re të Zyrës së UNHCR në Republikën e Maqedonisë së Veriut, znj. Monika Sandri. Në këtë takim, znj. Sandri u njoftua me punën e institucionit, me aktivitetet të cilat institucioni, me ndihmën e Zyrës së UNHCR, i ka zbatuar nga viti 2015 e deri më sot, si dhe me sfidat dhe planet e radhës të cilat do të realizohen me qëllim të mandatit të zgjeruar të institucionit Avokat i Popullit.

Nga ana e saj, znj. Sandri, e njoftoi z. Memeti me ndryshimet në UNHCR, si në nivel lokal në vend, ashtu edhe në nivel rajonal, duke i lidhur ndryshimet e këtilla me planet e miratuara të reja në nivel botëror në UNHCR, por edhe në Kombet e Bashkuara.

Megjithatë, edhe krahas ndryshimeve të reja në punën e UNHCR, znj. Sandri theksoi se bashkëpunimi me Zyrën e Avokatit të Popullit mbetet lartë në agjendën e UNHCR dhe me këtë rast shprehu shpresë se partneriteti do të vazhdoj edhe gjatë viteve në vijim.

Në fund të takimit, të dy bashkëbiseduesit e përshëndetën atmosferën pozitive midis partnerëve dhe dëshirën për vazhdimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

qershor 2019
H M M E P S D
1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
Maj
Kor

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise