Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 02-04-2019

    ANKETË: “ÇKA MENDOJNË QYTETARËT PËR AVOKATIN E POPULLIT”

    më shumë
  • 01-04-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË PRAG TË ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE DHE...

    më shumë
  • 01-04-2019

    LINJË TELEFONIKE FALAS PËR DENONCIMIN E SHKELJES SË TË DREJTËS ZGJEDHORE

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

PJESËMARRJE E PËRFAQËSUESVE TË AVOKATIT TË POPULLIT NË TAKIMIN SHPJEGUES TË KAPITULLIT 19: POLITIKA SOCIALE DHE PUNËSIMI 03-04-2019

03-05.04.2019, Bruksel

PJESËMARRJE E PËRFAQËSUESVE TË AVOKATIT TË POPULLIT NË TAKIMIN SHPJEGUES TË KAPITULLIT 19: POLITIKA SOCIALE DHE PUNËSIMI

Përfaqësues të Avokatit të popullit, të kryesuar nga zëvendës avokati i popullit Vaska Bajramovska – Mustafa morën pjesë në takimin shpjegues (skrining) të Kapitullit 19: ,,Politika sociale dhe punësimi’’, si hap i parë drejt përgatitjeve për fillimin e negociatave të vendit me Bashkimin Evropian. Takimi u mbajt në selinë e Komisionit Evropian në Bruksel, Belgjikë, gjatë periudhës prej datës 03 - 05 prill të vitit 2019.

Takimet e llojit të tillë Republika e Maqedonisë së Veriut i filloi në shtator të vitit 2018 dhe mbahen për çdo kapitull veçmas.
Ky takim shpjegues i referohej dy vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe përveç përfaqësuesve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në takim morën pjesë edhe përfaqësues të organeve dhe institucioneve relevante të Republikës së Shqipërisë.

Gjatë tri ditëve të punës, përfaqësuesit e drejtorive të Komisionit Evropian njoftuan të pranishmit me të githa direktivat relevante lidhur me temën e takimit dhe zbatimin e tyre në praktik. U shkëmbyen informacione në lidhje me marrëdhëniet e punës, shëndetin dhe sigurinë në punë, përfshirjen sociale dhe mbrojtjen, barazinë gjinore, personat me aftësi të kufizuara etj.

Përfaqësuesit e dy vendeve sipas çdo direktive zhvillonin diskutime për të sqaruar në mënyrë më të detajuar risitë që duhet zbatuar në legjislacionin kombëtar, ndërsa për të arriturat dhe harmonizimin legjislativ me ligjin e BE-së do të duhet të informohen gjatë rrjedhës së skriningut bilateral i cili është hap i ardhshëm i negociatave të vendit me BE-në.
Përveç përfaqësuesve të Avokatit të popullit, në takim morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së punës dhe politikës sociale, Ministrisë së shëndetësisë, Ministrisë së transportit dhe lidhjeve, Entit shtetëror të statistikës dhe instititucioneve dhe organeve të tjera kombëtare.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

prill 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30
Mar
Maj

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise