Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • 20-06-2019

    20. QERSHORI DITA NDËRKOMBËTARE E REFUGJATËVE

    më shumë
  • 07-06-2019

    AVOKATI I POPULLIT-MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL (MPN) NË QERSHOR DO TË JETË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

FORUMI RAJONAL PËR SUNDIMIN E TË DREJTËS 22-03-2019

22-23.03.2019, Dubrovnik, Republika e Kroacisë

FORUMI RAJONAL PËR SUNDIMIN E TË DREJTËS

Zëvendës avokati i popullit znj. Vaska Бajramovska-Mustafa dhe këshilltari shtetëror Vjollca Rushaj, morën pjesë në Forumin e gjashtë rajonal për sundimin e të drejtës në Evropën Juglindore, të mbajtur në Dubrovnik, Republika e Kroacisë, organizuar nga Qendra - AIRE dhe Civil rights defenders.

Në këtë Forum morën pjesë 170 përfaqësues të gjyqësorit (gjykatave supreme, gjykatave kushtetuese, këshillëve gjyqësore), akademive dhe institucioneve për trajnim në gjyqësi, agjentë qeveritar pranë Gjykatës së Strasburgut, si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia e veriut, Mali i Zi, Serbia, Turqia dhe Hungaria, ndërkaq u diskutua për të drejtat e fëmijës, përkatësisht interesin më të mire të fëmijës gjatë veprimeve të gjykatave kompetente, dhe praktikën e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut, për çështje që kanë të bëjnë me dhunën familjare (ku fëmijët janë viktima dhe dëshmitarë), trafikimin me njerëz, azilin, kujdestarinë dhe kujdesin për fëmijët, si dhe qasjen pranë të drejtës për fëmijët.
 
Qëllimi i këtij Forumi ishte promovimi i zbatimit të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut në nivel kombëtar, për të nxitur bashkëpunimin rajonal në kushte të zhvillimit të vazhdueshëm të sundimit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut dhe të ndihmojë në procesin e integrimit të rajonit në BE.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

qershor 2019
H M M E P S D
1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
Maj
Kor

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise