Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • 20-06-2019

    20. QERSHORI DITA NDËRKOMBËTARE E REFUGJATËVE

    më shumë
  • 07-06-2019

    AVOKATI I POPULLIT-MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL (MPN) NË QERSHOR DO TË JETË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

20-12-2018

20-21.12.2018, Kodra e Diellit

PJESËMARRJE NË TRYEZËN E RRUMBULLAKËT ME TEMËN „E DREJTA DHE PRAKTIKA NË MBROJTJEN E REFUGJATËVE“

Zëvendës avokati i popullit znj. Vaska Bajramovska – Mustafa dhe përfaqësues të ekipit të Mekanizmit parandalues nacional, morrën pjesë në tryezën e rrumbullakët me temën „E drejta dhe praktika në mbrojtjen e refugjatëve“, organizuar nga ana e Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publik në partneritet me Zyrën e komisariatit të lartë për refugjatë.

Në tryezën e rrumbullakët që u mbajt në Kodrën e Diellit morrën pjesë edhe gjyqtarë të Gjykatës së lartë administrative dhe Gjykatës administrative të RM-së, përfaqësues të Zyrës së komisariatit të lartë për refugjatë, përfaqësues të Sektorit për azil dhe Sektorit për të huaj pranë MPB-së, të Sektorit për punë kufitare dhe migracion ilegal, si dhe avokatë dhe përfaqësues të Shoqatës maqedonase të juristëve të rinj.

Tryeza e rrumbullakët ishte e ndarrë në tre sesione pune: „Shqyrtimi i praktikës dhe sfidat“, „Ligji për mbrojtje ndërkombëtare dhe të përkohshme“, dhe „Praktikat dhe sfidat e tjera“. Para fillimit të sesioneve të punës mbajtën fjalim drejtoresha e Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publik znj. Natasha Gaber Damjanovska dhe zëvendës avokati i popullit znj. Vaska Bajramovska-Mustafa, të cilat theksuan bashkëpunimin e mirë tashmë të krijuar me Zyrën e komisariatit të lartë për refugjatë, si dhe rëndësinë dhe nevojën për harmonizimin e të drejtës dhe praktikës gjatë trajtimit të refugjatëve.

Gjatë kohës së sesioneve të punës u zhvillua diskutimi i frytshëm ndërmjet të gjithë pjesëmarrësve, që rezultoi me shkëmbimin e mendimeve, pikpamjeve dhe konkluzioneve të përbashkëta lidhur me temën.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

qershor 2019
H M M E P S D
1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
Maj
Kor

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise