Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 10-12-2018

    KOMUNIKATË ME RASTIN E 10 DHJETORIT DITËS NDËRKOMBËTARE TË TË DREJTAVE TË...

    më shumë
  • 20-11-2018

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN I DITËS NDËRKOMBËTARE TË FËMIJËS

    më shumë
  • 13-09-2018

    KOMUNIKATË NË PRAG TËMBAJTJES SË REFERENDUMIT,

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

10-12-2018

Shkup

AVOKATI I POPULLIT, Z.IXHET MEMETI MORI PJESË NË KONFERENCËN ME RASTIN E DITËS NDËRKOMBËTARE TË TË DREJTAVE TË NJERIUT

Në kuadër të kremtimit të Ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut 10 dhjetorit dhe 70 vjet nga miratimi i Deklaratës universale për të drejtat e njeriut, avokati i popullit z.Ixhet Memeti mori pjesë në konferencën „Roli i avokatëve në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut‘’, organizuar nga ana e Odës së avokatëve të Republikës së Maqedonisë, në partneritet me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Duke folur me temën „Roli i mbrojtësve të lirive dhe të drejtave të njeriut“ avokati i popullit, z. Memeti theksoi se mbrojtja e lirive dhe të drejtave të njeriut kërkon vigjilencë, përkushtim dhe qëndrueshmëri në përpjekjet për t’i përmirësuar dhe promovuar ato.

„Avokati i popullit dhe avokatët janë luftëtarë të cilët kundërshtojnë parregullsitë në shoqëri, duke vepruar nga pozicioni i pavarësisë dhe profesionalizmit si tipare të sundimit të së drejtës. Funksioni ynë ka shumë ngjashmëri, dhe përskaj profesionalizmit nënkupton përgjegjësi, etikë dhe moral gjatë veprimit’’, tha avokati i popullit, z.Ixhet Memeti.

Përndryshe, Konferencën e hapën kryetari i Odës së Avokatëve të Republikës së Maqedonisë z. Lubomir Mihajllovski, ministri për drejtësi znj. Renata Deskoska dhe ambasadori i SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë E. T. Xhes Bejli. Pjesëmarrës ishin edhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë z. Nikolla Ivanovski, zëvendës kryetari i Odës së avokatëve znj. Jelena Ristiq, Agjenti qeveritar, Byroja për përfaqësimin e Republikës së Maqedonisë pranë Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut znj. Danica Xhonova dhe znj. Neda Naumovska nga Fondacioni shoqëri e hapur.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

janar 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Dhj
Shk

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise