Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 06-03-2019

    KOMUNIKATË

    më shumë
  • 01-03-2019

    AVOKATI I POPULLIT ME RASTIN E DITËS “ZERO DISKRIMINIM”

    më shumë
  • 22-02-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT PËR NGJARJET NË BURGUN "SHKUP" - SHKUP

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

ZËVENDËS AVOKATI I POPULLIT, ZNJ VASKA BAJRAMOVSKA MUSTAFA MORI PJESË NË KONFERENCËN „JASHTË RRETHIT-TË PADUKSHËM PËR SHOQËRINË“ 10-12-2018

Shkup

ZËVENDËS AVOKATI I POPULLIT, ZNJ VASKA BAJRAMOVSKA MUSTAFA MORI PJESË NË KONFERENCËN „JASHTË RRETHIT-TË PADUKSHËM PËR SHOQËRINË“

Zëvendës avokati i popullit znj. Vaska Bajramovska Mustafa mori pjesë në konferencën përfundimtare të projektit „Jashtë rrethit - të padukshëm për shoqërinë“, që u mbajt në Shkup, me rastin e Ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Me rastin e Konferencës, u mblodhën në një vend përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, institucione kombëtare relevante, përfaqësues të shërbimeve amë, organe koordinuese lokale dhe faktorë të tjerë relevantë, të cilët diskutuan dhe   prezantuan arritjet dhe rezultatet e deritanishme në lidhje me zgjidhjen e problemit të personave pa certifikatë nga libri amë për të lindur.

Zëvendësja e avokatit të popullit, duke folur në këtë temë para të pranishmive potencoi se problemin e personave pa certifikatë nga libri amë për të lindur, Avokati i popullit e vuri në dukje që nga viti 2008, për çka me Informatë të veçantë informoi Ministritë kompetente, me rekomandime konkrete, por që atëherë shumë pak është bërë. Znj. Mustafa përsëriti qëndrimin se vetëm përmes zgjidhjes sistematike të problemit mund të presim rezultate të dukshme, që konfirmohet edhe nga fakti se edhepse ka pasur disa përpjekje, akoma nuk mund të dilet me një numër të saktë të personave të cilët kanë problem të tillë.

Duke përshëndetur Raportin e prezantuar në Konferencë zëvendësja Mustafa rikujtoi se vitin e kaluar Avokati i popullit hapi iniciativë për ndryshimin e Ligjit për procedurë jashtë kontestimore, e cila u pranua nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, si një hap drejt zgjidhjes së kësaj çështjeje shumëvjeçare. Mirëpo, shtoi se nuk duhet përfunduar me këtë, por se ndryshimet e këtij ligji kërkojnë edhe ndryshime përkatëse të ligjeve të tjera, ndër të cilat të Ligjit për evidencën amë. Njëherazi, sipas zëvendëses znj. Mustafa në praktikë duhet të mendohet edhe për zgjidhjet siç janë letër-njoftime të përkohshme dhe dhënien e numrave amë personave të paregjistruar, të cilët janë në procedurë për regjistrim, me qëllim të qasjes së papenguar dhe realizimit të të drejtave të garantuara.

Kjo ngjarje është organizuar nga Asociacioni Iniciativa për ndryshime sociale- InSoK, në partneritet me Shoqatën Humanitare Bamirëse të Romëve „Meseçina“ - Gostivar „Shoqatën për mbrojtjen e të drejtave të romëve - Shtip dhe Qendrën Edukative Rome „Ambrella“ - Shuto Orizarë.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

mars 2019
H M M E P S D
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Shk
Pri

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise