Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 06-03-2019

    KOMUNIKATË

    më shumë
  • 01-03-2019

    AVOKATI I POPULLIT ME RASTIN E DITËS “ZERO DISKRIMINIM”

    më shumë
  • 22-02-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT PËR NGJARJET NË BURGUN "SHKUP" - SHKUP

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

AVOKATI I POPULLIT Z. IXHET MEMETI MORI PJESË NË KONFERENCËN ME TEMË: “MBROJTJA E QASJES NË AZIL DHE MBROJTJA E TË DREJTAVE TË AZILKËRKUESVE DHE REFUGJATËVE NË TRANSIT” 03-12-2018

Shkup

AVOKATI I POPULLIT Z. IXHET MEMETI MORI PJESË NË KONFERENCËN ME TEMË: “MBROJTJA E QASJES NË AZIL DHE MBROJTJA E TË DREJTAVE TË AZILKËRKUESVE DHE REFUGJATËVE NË TRANSIT”

“Nga fillimi i krizës së refugjatëve në vitin 2015, Avokati i Popullit për së afërmi e monitoronte gjendjen me respektimin e të drejtave të migrantëve dhe refugjatëve, ndërsa veprimet e institucioneve dhe përballja me valën e refugjatëve dhe migrantëve ishin çështje të cilave u kushtuam vëmendje të veçantë. Avokati i Popullit – Mekanizmi Parandalues Nacional, realizonte dhe akoma realizon vizita në të gjitha vendet në Republikë ku bëhet pranimi i migrantëve dhe refugjatëve, ndërsa gjendjet në terren, rregullisht i shënonim në raportet tona duke i vënë në dukje të drejtpërdrejtë të drejtat e refugjatëve dhe migrantëve. Njëkohësisht, vepronim dhe akoma veprojmë me rekomandime konkrete, me qëllim të përmirësimit institucional të përgjigjes ndaj sfidave dhe rrjedhave të refugjatëve.”

Mes tjerash, Avokati i Popullit z. Ixhet Memeti në fjalën e tij përshëndetëse në konferencën e titulluar: “Mbrojtja e qasjes në azil dhe mbrojtja e të drejtave të azilkërkuesve dhe refugjatëve në transit”, në të cilën u prezantuan dokumentet e analizës “GAP” dhe Raportit për të drejtat e njeriut”. Konferenca u organizua nga organizata joqeveritare “LEGIS” në bashkëpunim me zyrën e Avokatit të Popullit, financiarisht e mbështetur nga Fondacioni Unitarian Universalist Service Committee (UUCS) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në fjalën e tij, z. Memeti theksoi se Avokati i Popullit, në raportet e posaçme disa herë, por edhe në publik e ka dënuar deportimin grupor të refugjatëve/migrantëve në vendet fqinje.

“Konsideroj se veprimi i këtillë është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut, para së gjithash të garantuara me Konventën mbi Statusin e Refugjatëve nga viti 1951, si dhe shkelje e integritetit dhe dinjitetit njerëzor. Po ashtu, në asnjë rast nuk mund të pranohet arsyetimi i përfaqësuesve të Ministrisë së Punëve të Brendshme se mënyra e këtillë e depërtimit të personave me hyrje të parregullt është praktikë e vendosur edhe nga shtetet fqinje”, tha Avokati i Popullit z. Ixhet Memeti.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

mars 2019
H M M E P S D
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Shk
Pri

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise