Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 20-06-2019

    20. QERSHORI DITA NDËRKOMBËTARE E REFUGJATËVE

    më shumë
  • 07-06-2019

    AVOKATI I POPULLIT-MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL (MPN) NË QERSHOR DO TË JETË...

    më shumë
  • 02-04-2019

    ANKETË: “ÇKA MENDOJNË QYTETARËT PËR AVOKATIN E POPULLIT”

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

PREZANTOHET RAPORTI NGA HULUMTIMI PËR “PËRFSHIRJEN E FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUAR NË ARSIMIN PARASHKOLLOR” 03-12-2018

03.12.2018, Shkup

PREZANTOHET RAPORTI NGA HULUMTIMI PËR “PËRFSHIRJEN E FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUAR NË ARSIMIN PARASHKOLLOR”

“Qëllimi kryesor i këtij hulumtimi ishte ta rishikojmë gjendjen me përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuar në kopshtet e fëmijëve, a janë dhe sa janë të përgatitur për punë me fëmijët me aftësi të kufizuar, sfidat me të cilat ballafaqohen gjatë sigurimit të mundësive të barabarta për përfshirjen e të gjithë fëmijëve. Njëkohësisht, kushtet dhe masat e ndërmarra a sigurojnë kujdes dhe edukim përkatës për këta fëmijë, si bazë për përcaktimin e rekomandimeve për qasje të barabartë dhe cilësore, si dhe qëndrim për të gjithë fëmijët në kopshtet e fëmijëve. Në hulumtim u analizuan përgjigje nga 58 kopshte, e që është 89 %, ndërsa 7 kopshte nuk iu  përgjigjën pyetësorit. Së këtejmi, sa i përket përfaqësimit, të dhënat tregojnë se në 39 kopshte (ose 68%) përkujdesen fëmijë me aftësi të kufizuar, numër ky që është 415, e që është 1,19% nga numri i përgjithshëm i fëmijëve të përfshirë në kopshte (34.700 fëmijë).“
Këtë, mes tjerash, e tha Zëvendësja e Avokatit të Popullit, znj. Vaska Bajramovska Mustafa në pres-konferencën në të cilën e prezantoi Raportin për “Përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuar në arsimin parashkollor”, i hartuar mbi bazë të të dhënave nga pyetësorët anketues të dërguara deri te institucionet parashkollore në Republikën e Maqedonisë, ndërsa i përgatitur nga Zyra e Avokatit të Popullit dhe organizata joqeveritare “Hapini Dritaret”, me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian dhe Zyrës së UNICEF-it.     

Sipas Bajramovska Mustafa të dhënat nga ky hulumtim e vënë në dukje mosrespektimin ose respektimin e pjesshëm të standardeve të vendosura për numrin e grupeve, kushtet përkatëse hapësinore dhe pajisjet e kopshteve. Një pjesë e kopshteve janë vende të paarritshme, ndërsa në mjediset rurale ka mungesë të kopshteve, fakt i cili shqetëson, aq më tepër sepse pikërisht në mjediset rurale është dukshëm më e ulët përqindja e fëmijëve të cilët e ndjekin arsimin parashkollor (si dhe se sipas Hulumtimit Multi indikatorë klasterik nga viti 2011, përqindja e fëmijëve të regjistruar të moshës nga 306 në institucion parashkollor në mjedis urban ka qenë 37, ndërsa në ato rural vetëm 6).

“Me qëllim të përmirësimit të procesit të arsimit parashkollor për të gjithë fëmijët, përfshirë edhe fëmijët me aftësi të kufizuar, mes tjerash rekomandojmë:
  • Gjatë regjistrimit dhe pranimit të fëmijëve, në mënyrë konsekuente të zbatohen dhe të plotësohen dispozitat ekzistuese ligjore të cilat e rregullojnë këtë çështje, dhe të sigurohet dokumentacioni i plotë nga institucioni relevant, me të cilin përshkruhet ekipi i aftësive të kufizuara dhe gjendja momentale e fëmijës;
  • Organet kompetente të mbrojtjes sociale ta ndjekin, por edhe të përfshihen në reformën rrjedhëse të procesit të përcaktimit të llojit dhe shkallës së aftësisë së kufizuar, në përputhje me Klasifikimin ndërkombëtar të funksionalitetit, aftësisë së kufizuar dhe shëndetit,
  • Është e domosdoshme të vendoset mekanizmi për identifikimin sistemor, evidentimi dhe ndjekja e fëmijëve me aftësi të kufizuar në kopshte, si dhe ndryshime dhe plotësime të kornizës për harmonizimin e plotë të legjislacionit nacional me dokumentet kryesore ndërkombëtare në këtë fushë: KDPAK, KDF dhe Deklarata e Salamankës. Së këtejmi, këto ndryshime të përgatiten në procesin participativ dhe në konsultime me persona me aftësi të kufizuar, familjet e tyre, sektorin civil, edukatorët dhe përfaqësuesit e shërbimeve profesionale të kopshteve, ekspertët dhe profesionistët dhe ngjashëm.” – tha znj. Zëvendëse Avokate e Popullit, znj. Vaska Bajramovska Mustafa.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

qershor 2019
H M M E P S D
1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
Maj
Kor

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise