Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 06-03-2019

    KOMUNIKATË

    më shumë
  • 01-03-2019

    AVOKATI I POPULLIT ME RASTIN E DITËS “ZERO DISKRIMINIM”

    më shumë
  • 22-02-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT PËR NGJARJET NË BURGUN "SHKUP" - SHKUP

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

FILLOI IMPLEMENTIMI I FAZËS SË DYTË TË PROJEKTIT “VËZHGIMI QYTETAR I AVOKATIT TË POPULLIT” NË TË CILIN THEKSI DO TË VENDOSET MBI BASHKËPUNIMIN ME VETËQEVERISJEN LOKALE 14-11-2018

14.11.2018, Strumicë

FILLOI IMPLEMENTIMI I FAZËS SË DYTË TË PROJEKTIT “VËZHGIMI QYTETAR I AVOKATIT TË POPULLIT” NË TË CILIN THEKSI DO TË VENDOSET MBI BASHKËPUNIMIN ME VETËQEVERISJEN LOKALE

Avokati i Popullit dhe OJQ Info-qendra filluan me implementimin e fazës së dytë të projektit “Vëzhgimi qytetar i Avokatit të Popullit”, në të cilin theksi do të vendoset mbi temën: “Avokati i Popullit dhe vetëqeverisja lokale: Bashkëpunim më i mirë për mbrojtje më të madhe të të drejtave të qytetarëve”.

Takimi i parë, nga gjashtë takimet e parapara, u organizua më datë 14 nëntor në Komunën e Strumicës, ndërsa në të krahas Avokatit të Popullit z. Ixhet Memeti, kryetarit të Komunës së Strumicës z. Kosta Janevski dhe Zëvendës Avokatit të Popullit, z. Sllavo Timov morën pjesë edhe përfaqësues të vetëqeverisjes lokale, organizata joqeveritare, si dhe përfaqësues të njësive rajonale të më shumë ministrive.

Në takim u bisedua për atë se si të përmirësohet bashkëpunimi midis Avokatit të Popullit dhe Komunës, me qëllim të ngritjes së shkallës së mbrojtjes së drejtave të qytetarëve.

Ky projekt, i cili mbështetet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë, planifikohet të zbatohet në komunat në të cilat Avokati i Popullit ka zyrat e tij rajonale.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

mars 2019
H M M E P S D
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Shk
Pri

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise