Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 10-12-2018

    KOMUNIKATË ME RASTIN E 10 DHJETORIT DITËS NDËRKOMBËTARE TË TË DREJTAVE TË...

    më shumë
  • 20-11-2018

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN I DITËS NDËRKOMBËTARE TË FËMIJËS

    më shumë
  • 13-09-2018

    KOMUNIKATË NË PRAG TËMBAJTJES SË REFERENDUMIT,

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

AVOKATI I POPULLIT Z. IXHET MEMETI REALIZOI TAKIM ME AMBASADORIN JAN PETERSEN, SHEF I MISIONIT TË ODIHR 07-09-2018

07.09.2018, Shkup

AVOKATI I POPULLIT Z. IXHET MEMETI REALIZOI TAKIM ME AMBASADORIN JAN PETERSEN, SHEF I MISIONIT TË ODIHR

Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti, realizoi takim me Ambasadorin Jan Petersen, Shef i Misionit të ODIHR në Shkup, në të cilin u bisedua për referendumin i cili do të mbahet më datë 30 shtator, gatishmërinë e institucioneve përgjegjëse për organizimin e tij dhe realizimin papengesë të të drejtës së votës së çdo qytetari të Republikës së Maqedonisë.

Në kontekst të rëndësisë dhe nevojës për mbrojtje të përforcuar të të drejtës së zgjedhjes së qytetarëve, Avokati i Popullit, edhe me këtë rast, përsëri i shprehu pikëpamjet e tij se të gjitha institucionet kompetente duhet të punojnë së bashku, me qëllim të evitimit të parregullsive të cilat paraqiteshin në zgjedhjet paraprake, përkatësisht për të drejtën e votës së shkelur ose të parealizuar. Ai, konstatoi se lëshimet në pjesën e listës zgjedhore, për fat të keq, edhe më tej zvarriten, si edhe koordinimi i dobët midis Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në drejtim të realizimit të së drejtës zgjedhore dhe raportimit të parregullsive, Avokati i Popullit, z. Memeti, e informoi Ambasadorin Petersen se edhe për këtë referendum do të hapet linja telefonike falas në të cilën qytetarët do të mund t’i raportojnë të gjitha parregullsitë dhe shkeljet ndërsa për të njëjtat do të informohen përmes Komunikatës.

Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti dhe Ambasadori Jan Petersen ranë dakord për bashkëpunim dhe komunikim të afërt të ndërsjellë në periudhën para referendumit, me qëllim që bashkërisht të kontribuojnë  në drejtim të realizimit të së drejtës së votës të çdo qytetari, si dhe rrjedhës papengesë të të gjithë procesit.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

dhjetor 2018
H M M E P S D
1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31
Jan

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise