Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 10-12-2018

    KOMUNIKATË ME RASTIN E 10 DHJETORIT DITËS NDËRKOMBËTARE TË TË DREJTAVE TË...

    më shumë
  • 20-11-2018

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN I DITËS NDËRKOMBËTARE TË FËMIJËS

    më shumë
  • 13-09-2018

    KOMUNIKATË NË PRAG TËMBAJTJES SË REFERENDUMIT,

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

AVOKATI I POPULLIT I RM NË VIZITË ZYRTARE TË OMBUDSMANIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË PERSONAVE ME INVALIDITET TË REPUBLIKËS SË KROACISË 29-08-2018

29.08.-31.08.2018, Zagreb, Republikës së Kroacisë

AVOKATI I POPULLIT I RM NË VIZITË ZYRTARE TË OMBUDSMANIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË PERSONAVE ME INVALIDITET TË REPUBLIKËS SË KROACISË

Zëvendësja e Avokatit të Popullit të RM, Vaska Bajramovska – Mustafa dhe përfaqësuesit e Seksionit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuar, realizuan vizitë të Ombudsmanit për Mbrojtjen e të Drejtave të Personave me Invaliditet të Republikës së Kroacisë. Vizita u realizua nga data 29 deri më 31 gusht, në selinë e Ombudsmanes së Kroacisë në Zagreb.
.
Gjatë vizitës, përfaqësuesit e Ombudsmanit të Maqedonisë, mikpritës i të cilës ishte Avokatja e Popullit Anka Slonjshak, patën mundësi të njihen me punën e Ombudsmanes së Kroacisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Personave me Invaliditet, e cila ka përvojë 10 vjeçare në këtë fushë dhe shembuj të shumtë të praktikës së mirë, përfshirë edhe monitorimin dhe njoftimin për gjendjen me implementimin e Konventës për të Drejtat e Personave me Invaliditet. Në këtë drejtim, përfaqësuesit e Avokatit të Popullit të RM u njoftuan me specifikat e veprimit për këto raste dhe sfidat në fushat e punës së këshilltarëve të Avokates së Popullit.

Ombudsmanja e Republikës së Kroacisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Personave me Invaliditet, përfaqësuesve të Ombudsmanit të Maqedonisë ua prezantoi punën dhe sfidat e funksionimit të deritanishëm të institucionit, vendosjen e bashkëpunimit me organizatat dhe aleancat e personave me invaliditet dhe me publikun akademik, me ç’rast i informoi edhe për aktivitetet në drejtim të ngritjes dhe përforcimit të vetëdijes publike për invaliditetin dhe të drejtat e këtyre personave në shoqërinë kroate.

Gjatë kohës së vizitës, përfaqësuesit e Avokatit të Popullit e vizituan komunitetin në jetën e organizuar të personave me invaliditet i cili gjendet në Zagreb, si dhe hapësirën e rregulluar të arritshme për rekreacionin e personave me invaliditet, në Jarun. Po ashtu, në hapësirat e Silent cafe realizuan takim të përbashkët me përfaqësuesit e shoqatave qytetare dhe aleancat të cilat punojnë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të personave me invaliditet dhe realizimin e këtyre të drejtave.

Gjatë kohës së vizitës përfaqësuesit e dy institucioneve, të Ombudsmanti të R. të Maqedonisë dhe R. të Kroacisë, shkëmbyen përvoja nga dy institucionet, si dhe të kornizës juridike e cila i rregullon të drejtat e personave me invaliditet.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

dhjetor 2018
H M M E P S D
1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31
Jan

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise