Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 13-09-2018

    KOMUNIKATË NË PRAG TËMBAJTJES SË REFERENDUMIT,

    më shumë
  • 03-09-2018

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E FILLIMIT TË VITIT SHKOLLOR

    më shumë
  • 26-06-2018

    KOMUNIKATË ME RASTIN E DITËS NDËRKOMBËTARE PËR MBËSHTETJEN E VIKTIMAVE TË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

NËNSHKRUHET MEMORANDUMI PËR BASHKËPUNIM MIDIS AVOKATIT TË POPULLIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË DHE FAKULTETIT PËR DETEKTIVË DHE KRIMINALISTIKË, UNIVERSITETI EVROPIAN – REPUBLIKA E MAQEDONISË – SHKUP 04-09-2018

04.09.2018, Shkup

NËNSHKRUHET MEMORANDUMI PËR BASHKËPUNIM MIDIS AVOKATIT TË POPULLIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË DHE FAKULTETIT PËR DETEKTIVË DHE KRIMINALISTIKË, UNIVERSITETI EVROPIAN – REPUBLIKA E MAQEDONISË – SHKUP

Avokati i Popullit i Republikës së Maqedonisë, z. Ixhet Memeti dhe dekani i Fakultetit për Detektivë dhe Kriminalistikë pranë Universitetit Europian – Republika e Maqedonisë, Prof. Dr. Atanas Kozarev, të udhëhequr nga nevoja për bashkëpunim të ndërsjellë, me qëllim të zbatimit efikas të kompetencave të tyre të përcaktuara me Ligj, si dhe për bashkëpunim efikas i cili do të kontribuojë në shkëmbimin e përvojave, nënshkruan Memorandum për Bashkëpunim në fushën e edukimit, trajnimit, kontributit në publikimin e punimeve profesionale dhe shkencore, dhënies së ndihmës të ekspertëve gjatë përpilimit të projekteve të caktuara, analizave, propozimeve dhe formave të tjera të shkëmbimit të njohurive dhe përvojave në drejtim të hulumtimit dhe zhvillimit me interes të përbashkët.

Duke e konfirmuar angazhimin dhe interesin e përbashkët për përparimin e veprimtarisë së arsimit-të lartë, hulumtues-shkencor dhe aplikativ, Avokati i Popullit i Republikës së Maqedonisë dhe Fakulteti për Detektivë dhe Kriminalistikë pranë Universitetit Europian – Republika e Maqedonisë, me Memorandum e rregulluan bashkëpunimin për përpilimin e përbashkët të projekteve hulumtuese, në dhënien e mendimeve profesionale dhe shkencore dhe ofrimin e konsultimeve profesionale në lidhje me zbatimin e trajnimeve dhe përsosjeve profesionale të të punësuarve në institucionin Avokat i Popullit dhe mbështetjen e ndërsjellë në organizimin e seminareve, tubimeve shkencore, tryezave të rrumbullakëta dhe llojeve të tjera të ngjarjeve me interes të përbashkët.

Gjithashtu, në drejtim të bashkëpunimit dhe realizimit të procesit mësimor-shkencor, kuadri i Avokatit të Popullit, me ftesë do të realizojnë ligjërata të studentëve të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve të Fakulteti për Detektivë dhe Kriminalistikë pranë Universitetit Europian – Republika e Maqedonisë, si dhe realizimit të mësimit praktik të studentëve të Fakulteti për Detektivë dhe Kriminalistikë pranë Universitetit Europian – Republika e Maqedonisë.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2018
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 3
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise