Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 13-09-2018

    KOMUNIKATË NË PRAG TËMBAJTJES SË REFERENDUMIT,

    më shumë
  • 03-09-2018

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E FILLIMIT TË VITIT SHKOLLOR

    më shumë
  • 26-06-2018

    KOMUNIKATË ME RASTIN E DITËS NDËRKOMBËTARE PËR MBËSHTETJEN E VIKTIMAVE TË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

U PREZANTUA RAPORTI I SHTATË VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT-MEKANIZMIT PARANDALUES NACIONAL 26-06-2018

26.06.2018, Shkup

U PREZANTUA RAPORTI I SHTATË VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT-MEKANIZMIT PARANDALUES NACIONAL

Në pres-konferencë zëvendës  i Avokatit të popullit znj. Vaska Bajramovska-Mustafa prezantoi raportin e shtatë me radhë të Avokatit të popullit-Mekanizmit parandalues nacional (MPN) në të cilin janë prezantuar gjendjet në vendet e privimit dhe kufizimit të lirisë së lëvizjes, ndërkaq është përfshirë edhe analiza e aktiviteteve të ndërmarra për parandalimin e torturës dhe llojit tjetër të trajtimit brutal, jonjerëzor dhe nënçmues dhe ndëshkues në këto vende.

„Gjendjet e konstatuara dhe rekomandimet e dërguara pranë organeve kompetente janë rezultat të gjithsej 48 vizitave parandaluese gjatë vitit 2017, të realizuara nga ekipi i Mekanizmit parandalues nacional, me përkrahje profesionale nga ekspertë të profileve dhe institucioneve  të ndryshme, ndërkaq analizat e të cilëve janë përfshirë në Raportet e veçanta të cilat Mekanizmi parandalues nacional gjatë periudhës raportuese i dërgonte pranë organeve dhe institucioneve kompetente. Gjatë vitit të kaluar ekipi i MPN-së realizoi monitoring në 3 institucione ndëshkuese-korrektuese- (Burgu-Shkup, Burgu- Strumicë dhe Burgu-Kumanovë), 13 stacione policore (SP Aerodrom, SP Draçevë, SP Kumanovë, SP Makedonski Brod, SP Sopot, SP Manastir, SP Vallandovë, SP Sveti Nikollë, SP Veles, SP Vinicë, SP Kërçovë, SP Ohër, SP Strumicë), 1 vizitë në Spitalin psikiatrik Negorci, dhe Entin për persona të moshuar „Sju Rajder“ në Manastir, si dhe 30 vizita në Qendrat pranuese transitore –Vinojug dhe Tabanoc, Qendrën për pranimin e të huajve – Gazi Babë, Qendrën për pranimin e azilkërkuesve në Vizbeg, banesat sociale në Vizbeg, ku janë vendosur refugjatët kosovarë, si dhe vizitë në vendet joformale për mbajtjen e refugjatëve  në f. Llojan dhe Vaksincë“.

Këtë nëmes tjerash e theksoi në prezantimin e saj zëvendës avokati i popullit znj. Vaska Bajramovska-Mustafa.
Duke folur për gjendjet në burgjet znj. Bajramovska-Mustafa tha se i pakontestueshëm është konstatimi se përveç kushteve të këqija materiale për vendosje të të paraburgosurve, përkatësisht personave të dënuar, është serioze mungesa e kuadrove profesionale në institucionet, që ndikon në realizimin papengesa të të drejtave të këtyre personave, ndaj efekteve të procesit të risocializimit, të drejtës për mbrojtje shëndetësore papengesa, si dhe realizimin e të drejtave të tjera gjatë kohës së vuajtjes së masës paraburgim ose dënimit me burg në institucionet ndëshkuese-korrektuese.

Sa i përket stacioneve policore zëvendës avokati i popullit  znj. Vaska Bajramovska–Mustafa potencoi se, edhepse vite me radhë MPN-ja alarmon dhe rekomandon përmirësimin e kushteve materiale në stacionet policore, gjendjet edhe mëtej janë të pandryshuara.

„Në shtojcë të këtij konstatimi janë të dhënat se në 9 nga gjithsej stacionet e vizituara policore, të cilat me Aktvendim të Ministrisë për punë të brendshme janë përcaktuar si stacione policore për ndaljen e personave, hapësirat për ndalje nuk i plotësojnë standardet minimale të parashikuara ndërkombëtare.“ theksoi zëvendës avokati i popullit znj. Vaska Bajramovska–Mustafa.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

shtator 2018
H M M E P S D
1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
Gsh
Tet

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise