20-06-2018
20-21.06.2018, Baku, Azerbejxhan
PJESËMARRJE E AVOKATIT TË POPULLIT Z. MEMETI NË KONFERENCËN „ROLI I INSTITUCIONEVE KOMBËTARE PËR TË DREJTAT E NJERIUT NË SIGURIMIN DHE PROMOVIMIN E TË DREJTAVE TË BARABARTA“
Avokati i popullit, z.Ixhet Memeti morri pjesë në ngjarjen dy ditore, konferencën e ombudsmanëve, të titulluar si ,,Roli i institucioneve kombëtare për të drejtat e njeriut në sigurimin dhe promovimin e të drejtave të barabarta’’, e cila organizuar nga Komisari për të drejtat e njeriut (Ombudsman) i Republikës së Azerbejxhanit, znj. Ermira Sulejmanova u mbajt më datën 20 dhe 21 qershor në Baku, Azerbejxhan.
Konferenca ndërkombëtare trajtoi disa çështje, duke përfshirë mbrojtjen nga diskriminimi dhe trajtimin e barabartë për të gjitha kategoritë e qytetarëve, mbrojtjen e të drejtave të refugjatëve dhe emigrantëve, të drejtat gjinore, mbrojtjen e të drejtave të grupeve vulnerabile të qytetarëve, ndërkaq u diskutua edhe për mekanizmat e veçantë juridik dhe ekzekutues për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.
Avokati i popullit, z. Memeti iu drejtua pjesëmarrësve duke i njoftuar me situatën me të drejtat dhe liritë e njeriut në Maqedoni, duke vënë theks të veçantë në institucionin e Avokatit të popullit dhe ekzistimin e tij prej dy dekadash në Republikën e Maqedonisë, fillimet e tij, zhvillimin dhe sfidat me të cilat është ballafaquar gjatë dyzet viteve të ekzistimit.
Konferenca ishte një forum për shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave më të mira midis mysafirëve të pranishëm dhe ombudsmanëve nga dy kontinentet: Azisë dhe Evropës. Pjesëmarrje aktive morën përfaqësuesit e institucioneve kombëtare për të drejtat e njeriut të: Sërbisë, Romanisë, Turqisë, Tatarstanit, Pakistanit, Moskvës (Federatës Ruse) etj.