Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 17-04-2018

    REAGIM I AVOKATIT TË POPULLIT LIDHUR ME RASTET E SHPESHTUARA TË DHUNËS NËPËR...

    më shumë
  • 29-03-2018

    AVOKATI I POPULLIT, Z. IXHET MEMETI, NË PRES-KONFERENCË E PREZANTOI RAPORTIN PËR...

    më shumë
  • 16-02-2018

    REAGIMI I AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME RASTIN E ABUZIMIT SEKSUAL TË TË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

PËRFUNDOI TAKIMI I DHJETË I ANËTARËVE TË AOM ME MIRATIMIN E DEKLARATËS DHE ZGJEDHJEN E ANËTARËVE TË RINJ TË TRUPAVE DREJTUES 01-06-2018

29.05-01.06.2018, Shkup

PËRFUNDOI TAKIMI I DHJETË I ANËTARËVE TË AOM ME MIRATIMIN E DEKLARATËS DHE ZGJEDHJEN E ANËTARËVE TË RINJ TË TRUPAVE DREJTUES

Me miratimin e të ashtuquajturës Deklarata nga Shkupi dhe zgjedhjen e anëtarëve të ri të trupave drejtues, më datë një qershor në Shkup, përfundoi takimi i dhjetë jubilar i Asociacionit të Ombudsmanëve të Mesdheut, në të cilin u diskutua në temën: “Avokati i Popullit si mbrojtës i të drejtave sociale, kulturore dhe ekologjike”.

Përfaqësuesit e vendeve anëtare të Asociacionit i shkëmbyen përvojat e punës në aspekt të mbrojtjes së të drejtave sociale dhe të grupeve vulnerabile, pastaj të drejtave kulturore, ndërsa në ditën e fundit u diskutua se si mund të veproj Ombudsmani në fushën e ekologjisë, përkatësisht si mund t’u ndihmoj qytetarëve në realizimin e të drejtës për jetë në mjedis të pastër jetësor.

Në ditën e fundit të këtij takimi u mbajt edhe Asambleja e Përgjithshme e Asociacionit, në të cilën u zgjodhën anëtarët e rinj të trupave drejtues. Kështu që, për kryetar të AOM u zgjodh Ombudsmani i Republikës së Greqisë – z. Andreas Potakis, kryetar i parë gjatë periudhës së ardhshme do të jetë Ombudsmani i Mbretërisë së Spanjës – z. Francisko Fernandes Marugan, ndërsa për kryetare të dytë u zgjodh Avokatja e Popullit e Republikës së Shqipërisë – znj. Erinda Balanca. Në Bordin Drejtues të AOM do të jetë anëtare Republika e Maqedonisë, Republika e Francës, Izraeli, Palestina, Qipro, Tunisi dhe Sllovenia, ndërkohë që sekretariatin dhe financimin ta merr zyra e Ombudsmanit të Maltës.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

qershor 2018
H M M E P S D
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30
Maj
Kor

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise