Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 10-12-2018

    KOMUNIKATË ME RASTIN E 10 DHJETORIT DITËS NDËRKOMBËTARE TË TË DREJTAVE TË...

    më shumë
  • 20-11-2018

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN I DITËS NDËRKOMBËTARE TË FËMIJËS

    më shumë
  • 13-09-2018

    KOMUNIKATË NË PRAG TËMBAJTJES SË REFERENDUMIT,

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

U SHËNUA JUBILEU – 20 VJET NGA THEMELIMI I INSTITUCIONIT AVOKAT I POPULLIT NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË 01-06-2018

30.05.2018, Shkup

U SHËNUA JUBILEU – 20 VJET NGA THEMELIMI I INSTITUCIONIT AVOKAT I POPULLIT NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Me rastin e jubileut – 20 vjet nga themelimi i Institucionit Avokat i Popullit në Republikën e Maqedonisë, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë u mbajt ceremoni e veçantë, në të cilën morën pjesë një numër i madh i mysafirëve nga institucionet e vendit, diplomatë, si dhe ombudsmanë të rajonit dhe nga vendet-anëtare të Asociacionit të Ombudsmanëve të Mesdheut.

“Si Avokat i Popullit dhe njeriu i parë i këtij Institucioni, të cilin e udhëheq tanimë katërmbëdhjetë vjet, veçanërisht jam krenar që iu përkushtova misionit tim – mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të qytetarëve, njëkohësisht duke u përballur me të gjitha ndryshimet dhe vështirësitë të cilat i bartnin vitet e kaluara. Gjatë gjithë periudhës së zhvillimit të Institucionit u ballafaquam me numër të madh të sfidave dhe kaluam përmes paqartësive të shumta.”

“Gjatë viteve të kaluara jo vetëm që i mbrojtëm liritë dhe të drejtat e njeriut, por të njëjtat edhe i promovuam, edhe pse nuk kishim mandat të tillë. Megjithatë, edhe në këtë fushë arritëm progres, fillimisht përmes projekteve të ndryshme të mbështetura nga miqtë tanë ndërkombëtarë, ndërsa me ndryshimet e reja fituam mandat edhe për promovim” – tha mes tjerash, Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti.

Në këtë ceremoni, përveç Avokatit të Popullit, mbajti fjalim edhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, i cili theksoi se liritë dhe të drejtat e njeriut janë parime dhe standarde mbi të cilat ndërtohet e tanishmja, por edhe e ardhmja e qytetërimit njerëzor.

“Në këto 20 vjet, nëse i bëjmë një vështrim statistikës, do të vërejmë se Avokatit të Popullit i janë drejtuar 123 mijë qytetarë. Kjo flet për atë se, Institucioni Avokat i Popullit, tek ne është bërë i njohur për qytetarët” – tha Kryetari i Kuvendit të Replikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi.

Gjithashtu, në këtë ceremoni mori pjesë edhe Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, z. Zoran Zaev, i cili duke uruar për jubileun theksoi se Institucioni ka mbështetje të plotë për funksionim efikas dhe dinjitoz.

“Avokati i Popullit, si Institucioni më i aksesshëm për qytetarët, duhet të lejojmë të qëndroj në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave njerëzore” – tha në fjalën e tij përshëndetëse Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, z. Zoran Zaev.

Të pranishmëve, përmes video mesazhit, përgëzime për jubileun u dërgoi edhe Ombudsmanja Evropiane, znj. Emili O’Rajli, ndërsa në emër të Asociacionit të Ombudsmanëve të Mesdheut diskutoi Kryetarja znj. Erinda Balanca, e cila njëkohësisht është edhe Avokate e Popullit e Republikës së Shqipërisë.

Në emër të Komisionerit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës, znj. Dunja Mijatoviq, diskutoi znj. Bojana Urumova zëvendëse-drejtoreshë e Zyrës së Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës.   
Në pjesën e dytë të ceremonisë u mbajt panel diskutimi me temë: “Institucioni i Avokatit të Popullit në Republikën e Maqedonisë: fillimet, zhvillimi dhe sfidat.”
 
Në panel diskutimin morën pjesë: Avokati i Popullit – z. Ixhet Memeti, ish-Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë – z. Tito Petkovski, Kryetarja e Rrjetit Evropian të Institucioneve Nacionale për të Drejtat e Njeriut (ENNHRI) – znj. Lora Vidoviq, Ombudsmanja e Republikës së Kroacisë, Ombudsmanja e Bosnjë e Hercegovinës – znj. Jasminka Xhumhur, si dhe ish-Avokati i Popullit i Republikës së Shqipërisë – z. Ermir Dobjani dhe Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Republikës së Maqedonisë – z. Naser Selmani.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

dhjetor 2018
H M M E P S D
1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31
Jan

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise