Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 13-09-2018

    KOMUNIKATË NË PRAG TËMBAJTJES SË REFERENDUMIT,

    më shumë
  • 03-09-2018

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E FILLIMIT TË VITIT SHKOLLOR

    më shumë
  • 26-06-2018

    KOMUNIKATË ME RASTIN E DITËS NDËRKOMBËTARE PËR MBËSHTETJEN E VIKTIMAVE TË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

NJOFTIM PËR EVENTIN ME RASTIN E 20 VJETORIT TË AVOKATIT TË POPULLIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË 21-05-2018

21.05.2018, Shkup

NJOFTIM PËR EVENTIN ME RASTIN E 20 VJETORIT TË AVOKATIT TË POPULLIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Avokati i Popullit i Republikës së Maqedonisë, me rastin e njëzetë vjetorit të themelimit të Institucionit, më 30 maj të vitit 2018 (e mërkurë), në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë solemnisht do ta shënoj përvjetorin e Institucionit. Mbajtja e kësaj ngjarjeje solemne është nën patronazhin e Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Në këtë ceremoni, përveç Avokatit të Popullit, z. Ixhet Memeti, do të diskutoj edhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, z. Zoran Zaev, Kryetarja e Asociacionit të Ombudsmanëve të Mesdheut, znj. Erinda Balanca, e cila njëherësh është edhe Avokate e Popullit e Republikës së Shqipërisë. Në ceremoni, me video-prezantim do të drejtohet edhe Ombudsmanja evropiane, znj. Emili Orajli, ndërsa në emër të Komisionerit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës, znj. Dunja Mijatoviq, gjithashtu do të diskutoj edhe znj. Bojana Urumova, zëvendëse – drejtoreshë e Zyrës së Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës.
Në kuadër të shënimit solemn, parashikohet edhe mbajtja e një panel-diskutimi kushtuar fillimeve, zhvillimit dhe sfidave me të cilat Institucioni i Avokatit të Popullit është ballafaquar ndër vite.

Krahas ceremonisë, në Kuvend, me rastin e përvjetorit të Institucionit, më datë 29, 30 dhe 31 maj, në hotelin “Holidej In” në Shkup, Avokati i Popullit do të jetë mikpritës edhe i Takimit të Dhjetë të Asociacionit të Ombudsmanëve të Mesdheut (AOM), i cili këtë vit shënon dhjetëvjetorin e themelimit të tij.

Takimi i sivjetmë i Ombudsmanëve të Mesdheut do t’i kushtohet të drejtave sociale të grupeve vulnerabile të qytetarëve, si dhe mbrojtjes së të drejtave kulturore dhe mjedisit jetësor.

Në kuadër të këtij takimi të Omudsmanëve të Mesdheut, më 29 maj do të mbahen takime të Komitetit Ekzekutiv dhe Bordit Drejtues të AOM, ndërsa më 31 maj do të mbahet Asambleja e Përgjithshme kur do të zgjidhen anëtarët e rinj të këtyre trupave. Në Asamblenë e Përgjithshme do të miratohet edhe Deklarata nga Shkupi.


        Rendi i ditës       

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2018
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise