Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 26-06-2018

    KOMUNIKATË ME RASTIN E DITËS NDËRKOMBËTARE PËR MBËSHTETJEN E VIKTIMAVE TË...

    më shumë
  • 14-06-2018

    KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË DHA PËLQIMIN PËR AKTET E PËRGJITHSHME TË...

    më shumë
  • 14-06-2018

    KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË I MIRATOI MASAT PËR ZBATIMIN E REKOMANDIMEVE...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

25-04-2018

25.04.2018, Shkup

VIZITË E STUDENTËVE TË FAKULTETIT PËR SIGURI PRANË UNIVERSITETIT "SHËN KLIMENTI I OHRIT" - MANASTIR

Studentë të Fakultetit për siguri pranë Universitetit "Shën Klimenti i Ohrit" – Manastir, nën mentorimin e doc. dr. Ice Ilievski vizituan zyrën e Avokatit të popullit, me ç’rast realizuan takim me ekipin e Mekanizmit parandalues nacional.

Vizita u organizua në kuadër të mësimdhënies sipas lëndës Kontrolli i sektorit për siguri, ku mësohen njësi mësimore nga fusha e kontrollit të jashtëm, të cilin e zbaton Avokati i popullit si organ profesional dhe i pavarur.

Studentët ndër të tjera shprehën interes për mënyrën në të cilën bëhet pranimi i qytetarëve në institucion dhe veprimet sipas parashtresave të parashtruara (sidomos në pjesën e përdorimit të forcës së tepruar gjatë kryerjes së kompetencave policore), veçanërisht për efektivitetin e instrumenteve të cilat Avokati i popullit i shfrytëzon për të kontrolluar punën e organeve të administratës shtetërore dhe organeve dhe organizatave me ingerenca publike, si dhe për aktivitetet e Mekanizmit parandalues nacional si seksion i veçantë për parandalimin e torturës dhe llojeve tjera të trajtimit brutal, jonjerëzor, nënçmues ose ndëshkues.

Në këtë kuptim, përfaqësuesit e Mekanizmit parandalues nacional i njoftuan studentët me mandatin dhe ingerencat e Avokatit të popullit dhe Mekanizmit parandalues nacional,  metodologjinë e kryerjes së vizitave parandaluese, si dhe mënyrën e kryerjes së vizitave parandaluese në praktikë, duke iu përgjigjur të gjitha pyetjeve plotësuese të cilat u parashtruan nga ana e studentëve të Fakultetit për siguri.



Kërko

Kalendari i ngjarjeve

gusht 2018
H M M E P S D
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Kor
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 38
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise