Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 13-09-2018

    KOMUNIKATË NË PRAG TËMBAJTJES SË REFERENDUMIT,

    më shumë
  • 03-09-2018

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E FILLIMIT TË VITIT SHKOLLOR

    më shumë
  • 26-06-2018

    KOMUNIKATË ME RASTIN E DITËS NDËRKOMBËTARE PËR MBËSHTETJEN E VIKTIMAVE TË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

AVOKATI I POPULLIT IXHET MEMETI REALIZOI TAKIM ME KRYETAREN E KONFERENCËS SË ORGANIZATAVE JOQEVERITARE NDËRKOMBËTARE PRANË KËSHILLIT TË EVROPËS, ZNJ. ANA RURKA 27-03-2018

27.03.2018, Shkup

AVOKATI I POPULLIT IXHET MEMETI REALIZOI TAKIM ME KRYETAREN E KONFERENCËS SË ORGANIZATAVE JOQEVERITARE NDËRKOMBËTARE PRANË KËSHILLIT TË EVROPËS, ZNJ. ANA RURKA

Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti realizoi takim me kryetaren e Konferencës së organizatave joqeveritare ndërkombëtare pranë Këshillit të Evropës, znj. Ana Rurka dhe homologut së saj, z. Kristofer Spreng.

Në këtë takim, Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti e njoftoi për së afërmi znj. Rurka me zhvillimin e Institucionit Avokat i Popullit ndër vite dhe kompetencat të cilat Institucioni i ka lidhur me mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Ai, gjithashtu, e theksoi edhe bashkëpunimin e shkëlqyer të Institucionit me organizatat joqeveritare të Maqedonisë, si dhe e lavdëroi profesionalizmin e lartë, kompetencën dhe aktivitetin e tyre.

Znj. Rurka e sqaroi punën e këtij trupi i cili funksionon në kuadër të Këshillit të Evropës dhe i cili ka për qëllim ta përforcoj qasjen e qytetarëve deri te të drejtat e tyre, veçanërisht aty ku vërehet padrejtësia ndaj sektorit civil dhe veçanërisht ndaj grupeve vulnerabile të qytetarëve. Qëllimi kryesor i punës së këtij organi të Këshillit të Evropës është të sigurohet respektimi i të drejtave të njeriut dhe zbatimi i të drejtave sociale dhe kulturore në legjislacionin e vendeve-anëtare të Këshillit të Evropës.

Avokati i Popullit, z. Memeti, theksoi se Institucioni Avokat i Popullit në mënyrë aktive bashkëpunon me më shumë organizata joqeveritare, me të cilat ka nënshkruar Memorandum për Bashkëpunim dhe me të cilat ka realizuar një sërë aktivitete. Njëkohësisht, edhe kompetencat më të reja të Institucionit do të zbatohen në bashkëpunim të ngushtë me përfaqësuesit e sektorit joqeveritar.

Bashkëbiseduesit ranë dakord për komunikim dhe bashkëpunim të mëtutjeshëm në fushën e të drejtave të njeriut, me qëllim të ngritjes së vetëdijes publike dhe avancimit të lirive dhe të drejtave të njeriut në Republikën e Maqedonisë.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

shtator 2018
H M M E P S D
1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
Gsh
Tet

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise