Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 17-04-2018

    REAGIM I AVOKATIT TË POPULLIT LIDHUR ME RASTET E SHPESHTUARA TË DHUNËS NËPËR...

    më shumë
  • 29-03-2018

    AVOKATI I POPULLIT, Z. IXHET MEMETI, NË PRES-KONFERENCË E PREZANTOI RAPORTIN PËR...

    më shumë
  • 16-02-2018

    REAGIMI I AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME RASTIN E ABUZIMIT SEKSUAL TË TË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

AVOKATI I POPULLIT Z. IXHET MEMETI REALIZOI TAKIM ME AVOKATEN E POPULLIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, ZNJ. ERINDA BALLANCA 16-03-2018

16.03.2018, Shkup

AVOKATI I POPULLIT Z. IXHET MEMETI REALIZOI TAKIM ME AVOKATEN E POPULLIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, ZNJ. ERINDA BALLANCA

Avokati i Popullit z. Ixhet Memeti realizoi takim me Avokaten e Popullit të Republikës së Shqipërisë, znj. Erinda Ballanca, në të cilin u bisedua për gjendjet që kanë të bëjnë me promovimin dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut në të dy vendet, për sfidat me të cilat ballafaqohen institucionet e ombudsmanit dhe sidomos për përgatitjet në lidhje me rastin e shënimit të njëzetë vjetorit të Institucionit Avokat i Popullit të Republikës së Maqedonisë dhe dhjetë vjetorit të ekzistimit të Asociacionit të Ndërmjetësuesve të Mesdheut (AOM), kryetare i të cilit është pikërisht znj. Ballanca.

Gjithashtu, me rastin e shënimit të këtyre dy përvjetorëve, në datat 30 dhe 31 maj në Shkup do të mbahet Konferenca e AOM, si dhe shënimi solemn i përvjetorit të Institucionit Avokat i Popullit.

Me këtë rast, Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti e njoftoi homologen e tij se në mënyrë aktive Institucioni përgatitet për shënimin e përvjetorit të vet, si dhe për organizimin e Konferencës në kuadër të AOM dhe pritjen e të gjithë të ftuarve nga vendet-anëtare të Asociacionit.

Në këtë takim u përcaktuan hapat të cilët do të ndërmerren, me qëllim që në mënyrë të përkryer të zhvillohet ngjarja në Shkup, ndërsa znj. Ballanca e theksoi gatishmërinë e saj, si dhe  gatishmërinë e Institucionit të cilin e përfaqëson, për sigurimin e mbështetjes për organizimin e Konferencës.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

prill 2018
H M M E P S D
1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30
Mar
Maj

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise