Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 13-09-2018

    KOMUNIKATË NË PRAG TËMBAJTJES SË REFERENDUMIT,

    më shumë
  • 03-09-2018

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E FILLIMIT TË VITIT SHKOLLOR

    më shumë
  • 26-06-2018

    KOMUNIKATË ME RASTIN E DITËS NDËRKOMBËTARE PËR MBËSHTETJEN E VIKTIMAVE TË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

KONFERENCA RAJONALE KUSHTUAR LUFTËS KUNDËR SHKELJES SË TË DREJTAVE TË NJERIUT 14-02-2018

14-16.02.2018, Sarajevë, Bosnjë e Hercegovinë

KONFERENCA RAJONALE KUSHTUAR LUFTËS KUNDËR SHKELJES SË TË DREJTAVE TË NJERIUT

Përfaqësuesit e zyrës së Avokatit të Popullit morën pjesë në Takimin konsultativ rajonal të përfaqësuesve të institucioneve për të drejtat e njeriut, i cili u mbajt në Sarajevë, në organizim të Institucionit Ombudsman për të drejtat e njeriut të Bosnjë e Hercegovinës dhe me mbështetje të Delegacionit të Bashkimit Evropian, Zyrës së Këshillit të Evropës dhe Misionit të OSBE në Bosnjë e Hercegovinë.

Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin e deritanishëm për vendosjen e bazave të përbashkëta për veprim në parandalimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe për rolin e institucioneve të këtilla në procedurat gjyqësore dhe administrative.

Gjithashtu, në kuadër të takimit u mbajt edhe konferenca njëditore me temë: “Shkëmbimi i përvojave më të mira për zgjidhjen e shkeljeve të të drejtave të njeriut, me theks të veçantë mbi luftën kundër diskriminimit”.

Në konferencë fjalim mbajti këshilltari shtetëror Zoran Billbilloski, me vështrim mbi sfidat dhe pengesat gjatë kryerjes së mandatit të Avokatit të Popullit të Republikës së Maqedonisë.
 

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

nëntor 2018
H M M E P S D
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30
Tet
Dhj

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise