Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 13-09-2018

    KOMUNIKATË NË PRAG TËMBAJTJES SË REFERENDUMIT,

    më shumë
  • 03-09-2018

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E FILLIMIT TË VITIT SHKOLLOR

    më shumë
  • 26-06-2018

    KOMUNIKATË ME RASTIN E DITËS NDËRKOMBËTARE PËR MBËSHTETJEN E VIKTIMAVE TË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

TAKIM I AVOKATIT TË POPULLIT Z. IXHET MEMETI ME ZNJ. SUZAN K. FALATKO, ZËVENDËSE-DREJTORESHË E ZYRËS SË SHBA PËR ÇËSHTJE TË EVROPËS JUG-QENDRORE 15-02-2018

15.02.2018, Shkup

TAKIM I AVOKATIT TË POPULLIT Z. IXHET MEMETI ME ZNJ. SUZAN K. FALATKO, ZËVENDËSE-DREJTORESHË E ZYRËS SË SHBA PËR ÇËSHTJE TË EVROPËS JUG-QENDRORE

Avokati i Popullit z. Ixhet Memeti realizoi takim me znj. Suzan K. Falatko, zëvendëse-drejtoreshë e Zyrës së Shteteve të Bashkuara për çështje të Evropës Jug-Qendrore, në të cilin u bisedua për gjendjet me promovimin e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga ana e organeve administrative.

Njëkohësisht, në këtë takim u diskutua edhe për sfidat me të cilat ballafaqohet institucioni, si dhe për reformat rrjedhëse në Republikën e Maqedonisë.

Përkatësisht, z. Memeti informoi se është përmirësuar dukshëm komunikimi me organet/organizatat të cilat i monitoron Avokati i Popullit, por se zbatimi dhe praktikimi i kompetencave të reja ligjore është pamundësuar për shkak të mungesës së kapaciteteve kadrovike.

Duke e marr parasysh se numri më i madh i parashtresave të parashtruara pranë Avokatit të Popullit janë nga fusha e jurisprudencës, në takim u bë fjalë edhe për reformat në jurisprudencë dhe rolin e Avokatit të Popullit në këtë proces.
Dy bashkëbiseduesit ranë dakord se me rëndësi të jashtëzakonshme është të sigurohet mbështetje e vazhdueshme e Institucionit, duke e marrë parasysh rolin e Ombudsmanit në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

shtator 2018
H M M E P S D
1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
Gsh
Tet

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise