Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 17-04-2018

    REAGIM I AVOKATIT TË POPULLIT LIDHUR ME RASTET E SHPESHTUARA TË DHUNËS NËPËR...

    më shumë
  • 29-03-2018

    AVOKATI I POPULLIT, Z. IXHET MEMETI, NË PRES-KONFERENCË E PREZANTOI RAPORTIN PËR...

    më shumë
  • 16-02-2018

    REAGIMI I AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME RASTIN E ABUZIMIT SEKSUAL TË TË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

ZËVENDËS AVOKATI I POPULLIT ZNJ.VASKA BAJRAMOVSKA MUSTAFA MBAJTI TRAJNIM PËR MBROJTJE DHE PARANDALIM TË DISKRIMINIMIT 21-12-2017

21.12.2017, Shkup

ZËVENDËS AVOKATI I POPULLIT ZNJ.VASKA BAJRAMOVSKA MUSTAFA MBAJTI TRAJNIM PËR MBROJTJE DHE PARANDALIM TË DISKRIMINIMIT

Zëvendës avokati i popullit znj. Vaska Bajramovska Mustafa mbajti trajnim për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi pranë përfaqësuesve të disa organizatave joqeveritare nga Kumanova, Shtipi, Prilepi dhe Velesi, të cilat punojnë me kategori vulnerabile të qytetarëve-grave, persona me pengesa dhe fëmijë pjesëtarë të komunitetit etnik rom. Ky aktivitet është pjesë e projektit ,, Parandalimi i diskriminimit ndaj fëmijëve rom’’, i  organizuar nga Qendra nacionale rome (QNR) - Kumanovë, konform Memorandumit të lidhur për bashkëpunim me Avokatin e popullit.

Zëvendës avokati i popullit znj. Vaska Bajramovska Mustafa i njoftoi pjesëmarrësit me rregulloren ligjore të vendit për mbrojtje nga diskriminimi, instrumentet dhe institucionet për mbrojtje, llojet dhe format e paraqitura të diskriminimit, duke sugjeruar për nevojën e njohjes së sjelljes diskriminuese dhe inkurajimin e qytetarëve për t’i paraqitur rastet e tilla.

Duke i informuar për veprimet e Avokatit të popullit në mbrojtjen nga diskriminimi, përmes studimeve të rasteve,
pjesëmarrësit u njoftuan për mënyrat e drejtimit pranë këtij institucioni, rolin dhe kompetencat e Avokatit të popullit, si dhe për kompetencat e reja, në drejtim të promovimit të lirive dhe të drejtave të njeriut, me qëllim që të informohen qytetarët më shum për të drejtat dhe organet pranë të cilave mund të kërkojnë mbrojtje.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

maj 2018
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Pri
Qer

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise