Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 17-04-2018

    REAGIM I AVOKATIT TË POPULLIT LIDHUR ME RASTET E SHPESHTUARA TË DHUNËS NËPËR...

    më shumë
  • 29-03-2018

    AVOKATI I POPULLIT, Z. IXHET MEMETI, NË PRES-KONFERENCË E PREZANTOI RAPORTIN PËR...

    më shumë
  • 16-02-2018

    REAGIMI I AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME RASTIN E ABUZIMIT SEKSUAL TË TË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

ZËVENDËS-AVOKATI I POPULLIT ZNJ.VASKA BAJRAMOVSKA MUSTAFA MORI PJESË NË DISKUTIMIN PUBLIK TË KOMISIONIT TË PËRHERSHËM ANKETUES TË KUVENDIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË QYTETARËVE 13-12-2017

13.12.2017, Shkup

ZËVENDËS-AVOKATI I POPULLIT ZNJ.VASKA BAJRAMOVSKA MUSTAFA MORI PJESË NË DISKUTIMIN PUBLIK TË KOMISIONIT TË PËRHERSHËM ANKETUES TË KUVENDIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË QYTETARËVE

„Avokati i popullit duke vepruar sipas parashtresave të shumta  të qytetarëve, veçanërisht në periudhën nga fundi i vitit 2012 deri në vitin 2015, konstatoi se kufizimi i të drejtës për liri të lëvizjes së lirë veçanërisht ishte i dukshëm te pjesëtarët e komunitetit rom. Këta qytetarë ishin kthyer nga vendkalimet kufitare dhe nga aeroporti, edhepse kishin bileta-avioni kthyese dhe dokumente tjera të nevojshme. Pjesëtarët e komunitetit rom janë zbritur nga automjetet dhe janë ndalur, pa pasur në këtë rast arsye të veçantë policët kufitar dhe pa u dhënë sqarime të hollësishme nga ana e personave të autorizuar zyrtar për arsyen e mbajtjes dhe kthimin e tyre. Ankesat e këtyre qytetarëve ishin edhe për sjelljen e papërshtatshme nga ana e personave të autorizuar zyrtar të cilët i fyenin udhëtarët-Romë në baza etnike, ndërkaq gjatë vizitave dhe bisedave në zyrën tonë, qytetarët-Romë tregonin  se policët kufitar kishin treguar vet se kishin marrë urdhër me gojë nga eprorët për të mos lejuar Romët të kalonin kufirin, përveç në raste të veçanta (pa cekur se cilat ishin ato raste).“

Këtë, ndër të tjera theksoi zëvendës avokati i popullit znj. Vaska Bajramovska Mustafa në diskutimin publik me temë ,, Çështja e kufizimit të të drejtës për lëvizje të   lirë dhe diskriminimi në vendkalimet kufitare ndaj qytetarëve të komunitetit etnik rom’’ që u mbajt në kuadër të mbledhjes së Komisionit të përhershëm anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Duke folur në këtë temë zëvendësi i avokatit të popullit znj. Vaska Bajramovska Mustafa tha se Avokati i popullit ka vlerësuar se zyrtarëve policor në vendkalimet kufitare u janë dhënë kompetenca të mëdha diskrecionale, sidomos që në bazë të ,,vlerësimit’’ nga ana e tyre lejohen ose nuk lejohen qytetarët të shkojnë jashtë vendit, ku në vend se të marrin vendim të justifikuar me shkrim që të ketë mundësi qytetari i prekur të kërkojë mbrojtje të mëtutjeshme të të drejtave, marrin vetëm përgjigje me gojë se nuk mund të vazhdojnë mëtutje.

„Në drejtim të tejkalimit të situatës së këtillë dhe eliminimit të çfarë do dyshimit për selektivitet dhe diskriminim, Avokati i popullit vuri në dukje nevojën e avansimit të punës së zyrtarëve kufitar përmes trajnimeve të specializuara për tu përballur me situata, me qëllin të parandalimit të veprimeve diskriminuese ndaj qytetarëve, jo vetëm në baza etnike dhe racore, por edhe në baza të tjera, si dhe trajnim të përshtatshëm për mundësinë e profilizimit të personave ose grupeve të dyshimta që mund të kontribuojnë drejt pasojave të padëshiruara për autoritetin dhe reputacionin e shtetit’’ theksoi znj. Bajramovska Mustafa.

Pas diskutimit në të cilin morën pjesë deputetë, përfaqësues të Ministrisë për punë të brendshme, për punë dhe politikë sociale, për drejtësi, Komiteti i Helsinkut dhe përfaqësues të Organizatave joqeveritare dhe misioneve, u miratuan 14 konkluzione me qëllim të tejkalimit të gjendjeve të konstatuara negative.

KONKLUZIONE

  • 1.    Ndërprerje dhe dënim i praktikës së diskriminimit sistematik në bazë të përkatësisë etnike dhe profilizimit racor të Romëve në vendkalimet kufitare, pavarsisht paragjykimeve personale dhe stereotipëve të  personave të autorizuar zyrtar. Në këtë rast profilizimi racor kuptohet konform Rekomandimit të përgjithshëm nr.11 të Komisionit Evropian kundër racizmit dhe jotolerancës të Këshillit të Evropës edhe don të thotë,, përdorim nga ana e policisë i bazave siç është raca, ngjyra e lëkurës, religjioni, nacionaliteti ose prejarrdhja nacionale ose etnike gjatë kontrollit, inspektimit ose aktiviteteve hetuese, pa arsyetim objektiv dhe të logjikshëm’’;

    2.    Harmonizim i politikave kombëtare që kanë të bëjnë me kontrollet kufitare dhe migracionet me standardet  ndërkombëtare, dhe në veçanti praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut;

    3.    Plotësim  i rregullores me qëllim të rregullimit dhe definimit të bazave kur mund të pengohet dalja nga shteti dhe procedurë përkatëse për sjelljen e vendimit të justifikuar me shkrim në rast se nuk lejohet dalja nga shteti, në pajtueshmëri me nenin 27 paragrafin 3 të Kushtetutës së RM-së. Me këtë masë do të sigurohet siguria juridike për qytetarët duke marrë parasysh  bazat gjatë zbatimit të ligjeve dhe do të garantohet e drejta për  ankesë kundër vendimit të tillë;

    4.    Sigurim i pajtueshmërisë së rregulloreve me shkrim, protokolleve dhe udhëzimeve që rregullojnë punën e pjesëtarëve të MPB-së dhe vlerësimin e rrezikut me standardet ndërkombëtare që ndalojnë profilizimin racor gjatë kryerjes së detyrave policore. 

    5.    Sigurim i hetimit efikas në rastet e diskriminimit racor të dyshimtë dhe veprimeve  të paligjshme të motivuara në bazë racore të policisë nga ana e Sektorit për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale pranë Ministrisë për punë të brendshme  si dhe Prokurorisë publike;

    6.    Krijimi i parakushteve ligjore për arritjen e qasjes efektive pranë drejtësisë për viktimat e diskriminimit nëpërmjet sigurimit të ndihmës juridike falas dhe sistemeve mbështetëse, nga shteti;

    7.    Kuvendi përmes komisioneve kompetente dhe shërbimit profesional të inkuadrohet  në mënyrë aktive në shqyrtimin e çështjes së diskriminimit të Romëve në vendkalimet kufitare duke organizuar një debat mbikëqyrës, duke formuar Komision anketues dhe shqyrtuar çështjen pranë Komitetit për marrëdhënie ndëretnike.

    8.    Të ndryshohet Ligji për policinë në drejtim të  sigurimit të  identifikimit të detyrueshëm me emrin dhe mbiemrin e çdo  personi të autorizuar zyrtar;

    9.    Sigurim i kushteve ligjore me të cilat e drejta për azil nuk do të kufizohet arbitrarisht nga ana e shtetit dhe të prejudikohet nga pala e tretë e personave të autorizuar zyrtar se,  a do të ket dikush statusin e azilkërkuesit apo jo,

    10.    Nga ana e Ministrisë për punë të brendshme përmes Sektorit për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale të ndërmerren aktivitete për forcimin e kapaciteteve dhe kompetencave të personave zyrtar për kontroll kufitare për parimin e mosdiskriminimit dhe profilizimit racor përmes përmbajtjeve edukative dhe seminareve të sistemuara në Plan veprim;

    11.    Ministria për punë të brendshme të zbatojë hulumtim  për profilizimin racor dhe të monitorohen aktivitetet policore me qëllim të identifikimit të praktikave të profilizimit racor, duke përfshirë mbledhjen e të dhënave të ndara sipas bazave diskriminuese për aktivitetet relevante të policisë;

    12.    Ndryshimi i diskursit publik të krijuar nga disa media kombëtare i cili krijon një pasqyrë të rrejshme për Romët si rrezik potencial për heqjen e regjimit pa viza në vend. Në këtë drejtim, Ministria për punë të brendshme të fillojë hartimin dhe shpërndarjen e materialeve informuese për të drejtat dhe detyrimet e personave të cilët kalojnë pikat kufitare, dokumentet e nevojshme për dalje, si dhe mekanizmat për mbrojtje në rast të cenimit të të drejtave nga ana e personave të autorizuar zyrtar në pikat kufitare;

    13.    Përfundimisht, rekomandohet që të gjitha autoritetet kompetente dhe institucionet dhe të gjitha subjektet e tjera që mund të kontribuojnë në tejkalimin e situatës me profilizimin racor të Romëve në pikat kufitare në vend të tregojnë iniciativë, përkushtim dhe bashkëpunim në drejtim të realizimit të këtyre rekomandimeve;

    14.    Të rritet njohjuria  e gjyqtarëve të RM – së për sistemin ligjor të BE-së, llojet e ndryshme të rregulloreve të BE-së, efekti juridik i këtyre rregulloreve në RM dhe zbatueshmëria e tyre në procesin e anëtarësimit të RM-së në BE.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

maj 2018
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Pri
Qer

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise