Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 26-06-2018

    KOMUNIKATË ME RASTIN E DITËS NDËRKOMBËTARE PËR MBËSHTETJEN E VIKTIMAVE TË...

    më shumë
  • 14-06-2018

    KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË DHA PËLQIMIN PËR AKTET E PËRGJITHSHME TË...

    më shumë
  • 14-06-2018

    KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË I MIRATOI MASAT PËR ZBATIMIN E REKOMANDIMEVE...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

PREZANTOHET HULUMTIMI PËR PËRFSHIRJEN E FËMIJËVE DHE TË RINJVE ME AFTËSI TË KUFIZUAR NË ARSIMIN E MESËM 07-12-2017

07.12.2017, Shkup

PREZANTOHET HULUMTIMI PËR PËRFSHIRJEN E FËMIJËVE DHE TË RINJVE ME AFTËSI TË KUFIZUAR NË ARSIMIN E MESËM

Në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut më 10 Dhjetor, Avokati i Popullit e prezantoi "Hulumtimin për përfshirjen e fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuar në arsimin e mesëm", të hartuar në bashkëpunim me Organizatën Joqeveritare “Hapini Portat”, me mbështetje financiare të Zyrës së UNICEF-it në Shkup.

Gjashtë vjet pas ratifikimit të Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar, për fat të keq, gjërat nuk kanë lëvizur dhe kjo e ngrit alarmin për nevojën e ndryshimeve në drejtim të zgjidhjes së problemeve që kanë të bëjnë me këtë çështje. Prandaj, në vend që të pyesim: “Çka nuk është në rregull me personat me aftësi të kufizuar” duhet ta parashtrojmë pyetjen: “Çka duhet të ndryshohet në shoqëri që personat me aftësi të kufizuar t’i gëzojnë të gjitha të drejtat e njeriut”? Ndonëse nga perspektiva e Avokatit të Popullit, aftësia e kufizuar nuk përbën pengesë për realizimin e cilësdo qoftë të drejtë, megjithatë, në shumë sfera nuk janë të dukshme ndryshime të konsiderueshme për fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuar, të cilat do ta përmirësonin jetën e tyre, vendin në shoqëri, por edhe sjelljen ndaj personave me aftësi të kufizuar.“

Këtë, mes tjerash, e tha Avokati i Popullit, Z. Ixhet Memeti, në fjalën e tij përshëndetëse.

Ai potencoi se Avokati i Popullit si institucion nacional për të drejtat e njeriut do të vazhdojë me angazhimin e tij në drejtim të përmirësimit të gjendjeve dhe realizimit të të drejtave të personave me aftësi të kufizuar, në të gjitha sferat e jetës shoqërore.

Duke e prezantuar këtë hulumtim, Zëvendësja e Avokatit të Popullit, znj. Vaska Bajramovska-Mustafa theksoi se është e nevojshme arsimi i rregullt të përcaktohet si opsion i parë për fëmijët me aftësi të kufizuar, dhe jo përjashtim.
“Të inkorporohet mekanizëm për identifikimin, evidentimin dhe monitorimin e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin e rregullt, dhe mbështetja në arsim të përshtatet sipas aftësive dhe nevojave të fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuar, si dhe qasjen e plotë fizike në objektet shkollore, në përputhje me standardet ndërkombëtare (përfshirë edhe hapësirën e brendshme), si dhe pajisjet përkatëse të shkollave për mësimnxënie inkluzive (të vendosen standarde për qasje në objektet shkollore, pajisje dhe procesin mësimor në përgjithësi)” – tha Bajramovska-Mustafa.

Në prezantimin e këtij hulumtimi mori pjesë ministrja e Arsimit dhe Shkencës, znj. Renata Deskoska, zëvendës-përfaqësuesja e Zyrës së UNICEF-it në Shkup, Znj. Elsped Erikson, si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuar.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

gusht 2018
H M M E P S D
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Kor
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 31
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise