Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 26-06-2018

    KOMUNIKATË ME RASTIN E DITËS NDËRKOMBËTARE PËR MBËSHTETJEN E VIKTIMAVE TË...

    më shumë
  • 14-06-2018

    KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË DHA PËLQIMIN PËR AKTET E PËRGJITHSHME TË...

    më shumë
  • 14-06-2018

    KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË I MIRATOI MASAT PËR ZBATIMIN E REKOMANDIMEVE...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

AVOKATI I POPULLIT Z. IXHET MEMETI MBAJTI LIGJËRATË NË UNIVERSITETIN “AMERIKAN KOLEGJ” NË SHKUP 22-11-2017

22.11.2017, Shkup

AVOKATI I POPULLIT Z. IXHET MEMETI MBAJTI LIGJËRATË NË UNIVERSITETIN “AMERIKAN KOLEGJ” NË SHKUP

Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti mbajti ligjëratë para studentëve të cilët i ndjekin studimet universitare dhe pasuniversitare në Fakultetin e Shkencave Juridike pranë Universitetit “Amerikan Kolegj” – në Shkup, në temën: “Ligji i ri i Avokatit të Popullit dhe kompetencat e reja të institucionit”.

Avokati i Popullit i njoftoi studentët me strukturën e Institucionit, kompetencat dhe mënyrën e veprimit të parashtresave të qytetarëve. Së këtejmi, theks të veçantë vuri mbi ndryshimet dhe plotësimet e fundit të Ligjit për Avokatin e Popullit, në pjesën e implementimit të rekomandimeve të përgjithshme të tij, përkatësisht mbi obligimin e Parlamentit ë gjatë shqyrtimit të Raportit vjetor për nivelin e sigurimit të respektimit, avancimit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut të përcaktoj masa me të cilat do ta ngarkoj Qeverinë t’i përmirësoj gjendjet me të drejtat e njeriut.

Gjithashtu, Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti foli edhe për nevojën e pavarësisë më të madhe financiare të Institucionit, fuqizimit të kapaciteteve kadrovike duke e marr parasysh fitimin e kompetencave të reja siç është promovimi dhe miku i gjykatës, si dhe për obligimin e Qeverisë që në të ardhmen, pas pranimit të raportit të posaçëm për pengimin e punës së Avokatit të Popullit, ose të raportit të posaçëm për mosrespektimin dhe moszbatimin e kërkesave, propozimeve, mendimeve, rekomandimeve të tij, në mbledhje të veçantë të diskutoj për to dhe të merr qëndrim, ndërsa për masat e ndërmarra ta njoftoj Avokatin e Popullit. Ai, gjithashtu, i njoftoi studentët edhe me kompetencat e Mekanizmit Parandalues Nacional.

Studentët veçanërisht u interesuan për atë se cilët mekanizma mund t’i shfrytëzoj Avokati i Popullit gjatë zbatimit të rekomandimeve të tij.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

gusht 2018
H M M E P S D
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Kor
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 30
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise