Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 03-12-2017

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E DITËS NDËRKOMBËTARE TË PERSONAVE...

    më shumë
  • 20-11-2017

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E DITËS BOTËRORE TË FËMIJËS

    më shumë
  • 13-10-2017

    KOMUNIKATË PËR ZGJEDHJET LOKALE TË VITIT 2017

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

AVOKATI I POPULLIT Z.IXHET MEMETI REALIZOI TAKIM ME PËRFAQËSUES TË KOMISIONIT EVROPIAN 15-11-2017

15.11.2017, Shkup

AVOKATI I POPULLIT Z.IXHET MEMETI REALIZOI TAKIM ME PËRFAQËSUES TË KOMISIONIT EVROPIAN

Avokati i popullit z. Ixhet Memeti realizoi takim me përfaqësues të Komisionit Evropian, në të cilin u bisedua për punën e institucionit, sfidat aktuale me të cilat po përballet ai, sidomos pas miratimit të ndryshimeve të Ligjit për avokatin e popullit. Njëherazi u bë fjalë edhe për gjendjen me të drejtat e njeriut në vend dhe zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të popullit nga ana e organeve të administratës.

Avokati i popullit z. Memeti gjithashtu dha një pasqyrë të zhvillimit të Institucionit dhe kremtimit të jubileut vitin e ardhshëm, 20 vjet të ekzistimit të Avokatit të popullit në Maqedoni, si dhe përgatitjen e monografisë në këtë rast.

Në takim u bë fjalë edhe për reformat në gjyqësor dhe rolin të cilin e ka avokati i popullit në këtë proces, problemet sistematike të cilat paraqiten gjatë zbatimit të funksionimit të pavarur të Institucionit, por edhe për rolin e ri si vëzhgues  në Agjencinë e BE-së për të drejtat fundamentale.

Përfaqësuesit e Komisionit Evropian edhe një herë mbështetën punën e Avokatit të popullit duke theksuar se është me rëndësi të veçantë  që Institucionit t’i mundësohet në mënyrë të  përkryer të zbatojë mandatin e vet të përgjithshëm, sepse një institucion i pavarur dhe plotësisht operativ për të drejtat e njeriut është segment veçanërisht i rëndësishëm për përparimin e vendit në rrugën drejt Bashkimit Evropian.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

dhjetor 2017
H M M E P S D
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Jan

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise