Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 03-12-2017

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E DITËS NDËRKOMBËTARE TË PERSONAVE...

    më shumë
  • 20-11-2017

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E DITËS BOTËRORE TË FËMIJËS

    më shumë
  • 13-10-2017

    KOMUNIKATË PËR ZGJEDHJET LOKALE TË VITIT 2017

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

VIZITË E STUDENTËVE TË UNIVERSITETIT „MIT“ NË ZYRËN E AVOKATIT TË POPULLIT 06-11-2017

06.11.2017, Shkup

VIZITË E STUDENTËVE TË UNIVERSITETIT „MIT“ NË ZYRËN E AVOKATIT TË POPULLIT

Studentë nga Fakulteti i shkencave të sigurisë pranë Universitetit ,,MIT’’, nën mentorimin e doc. dr. Kire Babanoski vizituan zyrën e Avokatit të popullit, me ç’rast realizuan takim me zëvendësin e avokatit të popullit znj. Vaska Bajramovska-Mustafa.

Vizita u organizua në kuadër të mësimit sipas lëndëve nga fusha e sigurisë, sidomos kontrollin dhe mbikëqyrjen e sistemit të sigurisë. Kështu, në suaza të vizitës studentët kanë ndjekur prezantimin për funksionet, fushëveprimin e kompetencave dhe rolin e Avokatit të Popullit në parandalimin, promovimin dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, me theks të veçantë mbi autorizimet policore, bashkëpunimin me Avokatin e popullit, mbrojtjen nga diskriminimi dhe parimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.

Studentët ndër të tjera, shprehën interes për mënyrën në të cilën bëhet pranimi i qytetarëve në institucion dhe veprimet sipas parashtresave të parashtruara, sidomos për efikasitetin e instrumenteve të cilat Avokati i popullit i shfrytëzon për kontroll të punës të organeve të administratës shtetërore dhe organeve dhe organizatave me autorizime publike.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

dhjetor 2017
H M M E P S D
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Jan

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise