Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 03-12-2017

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E DITËS NDËRKOMBËTARE TË PERSONAVE...

    më shumë
  • 20-11-2017

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E DITËS BOTËRORE TË FËMIJËS

    më shumë
  • 13-10-2017

    KOMUNIKATË PËR ZGJEDHJET LOKALE TË VITIT 2017

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

KONFERENCA ME TEMË: “INTEGRIMI I REFUGJATËVE KOSOVARË, ZGJIDHJA E PËRHERSHME DHE KTHIMI VULLNETAR” 20-11-2017

20-21.11.2017, Shkup

KONFERENCA ME TEMË: “INTEGRIMI I REFUGJATËVE KOSOVARË, ZGJIDHJA E PËRHERSHME DHE KTHIMI VULLNETAR”

“Në kushte kur bota ballafaqohet me krizën më të madhe të refugjatëve dhe kur mijëra njerëz, për çdo ditë, detyrohen t’i braktisin shtëpitë e tyre, nuk guxojmë t’i harrojmë problemet e refugjatëve të Kosovës, të cilët para tetëmbëdhjetë vjetësh, gjithashtu, u detyruan t’i braktisin vendbanimet e tyre. Të përballur me vështirësi për t’u kthyer në vendin e tyre, të përjashtuar nga aspekti social dhe nën rrezikun e ngeljes pa shtetësi, refugjatët kosovarë janë hedhur jashtë margjinave të jetës shoqërore. Me aktualizimin e kësaj teme, është ajo që më së paku që mund të bëjmë për ngritjen e vetëdijes për nevojën e gjetjes urgjente të zgjidhjes së përhershme të problemeve me të cilat ballafaqohen këta njerëz.”

Këtë, mes tjerash, e tha Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti, në fjalimin e tij gjatë hapjes së Konferencës dyditore për: “Integrimin e refugjatëve kosovarë, gjetjen e zgjidhjeve të përhershme dhe kthimin vullnetar”, në kuadër të Projektit: “Përmirësimi i sistemit të mbrojtjes juridike lidhur me azilin dhe natyralizimin”, në organizim të Zyrës së Avokatit të Popullit dhe Komesariatit të Lartë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara – Zyra në Shkup.

Në Konferencë u prezantua hulumtimi me titull: “Integrimin e refugjatëve kosovarë, zgjidhja e përhershme dhe kthimi vullnetar”, ndërsa këndvështrimet e tyre lidhur me këtë temë do t’i prezantojnë përfaqësuesit e zyrave të Ombudsmanëve të: Malit të Zi, Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

dhjetor 2017
H M M E P S D
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Jan

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise