Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 10-12-2018

    KOMUNIKATË ME RASTIN E 10 DHJETORIT DITËS NDËRKOMBËTARE TË TË DREJTAVE TË...

    më shumë
  • 20-11-2018

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN I DITËS NDËRKOMBËTARE TË FËMIJËS

    më shumë
  • 13-09-2018

    KOMUNIKATË NË PRAG TËMBAJTJES SË REFERENDUMIT,

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

27-10-2017

27.10.2017, Shkup

ZËVENDËS AVOKATI I POPULLIT ZNJ.VASKA BAJRAMOVSKA-MUSTAFA MORRI PJESË NË PROMOVIMIN E FUSHATËS „MJAFT ËSHTË!“

Zëvendës avokati i popullit znj. Vaska Bajramovska-Mustafa morri pjesë në punëtorinë interaktive me nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Kumanovës, si pjesë e parë e implementimit të fushatës nën moton ,,Mjaft është. Tejkaloni paragjykimet, njihuni me Romët’’! e cila realizohet me mbështetjen e Këshillit të Evropës, si pjesë e programit Roma Prade, organizuar nga Qendra nacionale rome nga Kumanova.

Ky aktivitet filloi fushatën për reduktimin e diskriminimit ndaj komunitetit etnik rom, ku nëpërmjet takimeve me nxënës të disa komuniteteve etnike kryhet edukimi i tyre për të drejtat e fëmijës dhe parimet e Konventës për të drejtat e fëmijës, për të forcuar njohuritë e tyre dhe njohjen e diskriminimit dhe mekanizmave për mbrojtje.

Zëvendës avokati i popullit znj. Vaska Bajramovska-Mustafa në këtë punëtori me nxënësit hapi çështjet për stereotipet dhe paragjykimet ndaj Romëve, përkundër parimit të barazisë dhe ndalimit të diskriminimit në një mjedis multietnik, duke theksuar se kjo dukuri negative akoma ekziston dhe atë në baza të ndryshme, sidomos në bazë të përkatësisë etnike.
Për të reduktuar diskriminimin, sipas zëvendës avokatit të popullit, nevojiten përpjekje për më shumë fushata për ngritjen e vetëdijes publike të qytetarëve, për edukimin e fëmijëve dhe të qytetarëve, për barazi dhe mbrojtje nga diskriminimi.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

dhjetor 2018
H M M E P S D
1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31
Jan

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise