Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 20-11-2017

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E DITËS BOTËRORE TË FËMIJËS

    më shumë
  • 13-10-2017

    KOMUNIKATË PËR ZGJEDHJET LOKALE TË VITIT 2017

    më shumë
  • 06-09-2017

    NË PRES-KONFERENCË U PREZANTUA HULUMTIMI I VEÇANTË PËR “GJENDJEN ME DEPONIIMIN E...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

NXËNËS TË SHKOLLËS SË MESME GJIMNAZIT „JOSIP BROZ TITO" NGA SHKUPI VIZITUAN ZYRËN E AVOKATIT TË POPULLIT 01-11-2017

01.11.2017, Shkup

NXËNËS TË SHKOLLËS SË MESME GJIMNAZIT „JOSIP BROZ TITO" NGA SHKUPI VIZITUAN ZYRËN E AVOKATIT TË POPULLIT

Tridhjetë nxënës të vitit të tretë pranë SHMQSH „Josip Broz Tito“ nga Shkupi së bashku me profesoreshën Suzana Andreska e cila jep mësim nga lënda Hyrje në drejtësi, vizituan zyrën e Avokatit të popullit. Kjo vizitë ishte pjesë e planit mësimor dhe Programit sipas lëndës.

Përmes prezantimit interaktiv zëvendësja e avokatit të popullit znj. Vaska Bajramovska-Mustafa informoi nxënësit për rolin, kompetencat dhe mandatin e Avokatit të popullit lidhur me parandalimin dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut., si dhe kompetencat e reja lidhur me promovimin e të drejtave të qytetarëve. Në këtë rast, iu përgjigj pyetjeve në lidhje me mënyrën e zgjedhjes së Avokatit të popullit dhe zëvendësve të tij, punësimet në institucion, se si shërbimi profesional vepron sipas parashtresave për cenim të të drejtës, si dhe sipas pyetjeve lidhur me punën e seksioneve të veçanta për mbrojtje nga diskriminimi dhe mbrojtje të të drejtave të fëmijëve dhe personave me nevoja të veçanta.

Gjatë këtij takimi zëvendësja u informua se nxënësit me shumë kujdes përcjellin ueb-faqen e Avokatit të popullit dhe informohen për aktivitetet e tij, sidomos për hulumtimet të cilat i realizon seksioni për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe personave me nevoja të posaçme. Njëkohësisht nxënësit e shkollës së mesme treguan interesim për pjesëmarrje dhe realizim të projekteve të përbashkëta lidhur me të drejtat e fëmijëve në fushën e arsimit.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

nëntor 2017
H M M E P S D
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30
Tet
Dhj

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise