Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 20-11-2017

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E DITËS BOTËRORE TË FËMIJËS

    më shumë
  • 13-10-2017

    KOMUNIKATË PËR ZGJEDHJET LOKALE TË VITIT 2017

    më shumë
  • 06-09-2017

    NË PRES-KONFERENCË U PREZANTUA HULUMTIMI I VEÇANTË PËR “GJENDJEN ME DEPONIIMIN E...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

AVOKATI I POPULLIT Z. IXHET MEMETI REALIZOI TAKIM ME PËRFAQËSUES TË DELEGACIONIT TË BE NË SHKUP 16-10-2017

16.10.2017, Shkup

AVOKATI I POPULLIT Z. IXHET MEMETI REALIZOI TAKIM ME PËRFAQËSUES TË DELEGACIONIT TË BE NË SHKUP

Avokati i popullit z.Ixhet Memeti realizoi takim me përfaqësues të Delegacionit të BE-së në Shkup, në të cilin u bisedua për vështrimet dhe vlerësimet fillestare të Institucionit lidhur me realizimin e të drejtës zgjedhore gjatë kohës së raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni.

Në kontekst të rëndësisë dhe nevojës për mbrojtje më të mirë të të drejtës së qytetarëve për të votuar, Avokati i popullit me keqardhje informoi se për shkak të mungesës së kuadrove nuk është monitoruar procesi zgjedhor gjatë periudhës parazgjedhore, ndërsa linja telefonike falas nuk është vënë në funksion.

Për ditën e zgjedhjeve, Avokati i popullit z. Memeti informoi se Zyra ka qenë e hapur për qytetarët dhe se janë pranuar thirrje telefonike për parregullësi të regjistruara, përkatësisht për të drejtë zgjedhore të cenuar ose të parealizuar. Ai mëtej konstatoi se lëshimet në një pjesë të listës zgjedhore edhe mëtej vazhdojnë, si dhe koordinimi i dobët ndërmjet Komisionit shtetëror zgjedhor dhe Ministrisë për punë të brendshme.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

nëntor 2017
H M M E P S D
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30
Tet
Dhj

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise