Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 13-09-2018

    KOMUNIKATË NË PRAG TËMBAJTJES SË REFERENDUMIT,

    më shumë
  • 03-09-2018

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E FILLIMIT TË VITIT SHKOLLOR

    më shumë
  • 26-06-2018

    KOMUNIKATË ME RASTIN E DITËS NDËRKOMBËTARE PËR MBËSHTETJEN E VIKTIMAVE TË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

PJESËMARRJA E AVOKATIT TË POPULLIT Z. IXHET MEMETI NË KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE TË OMBUDSMANËVE DHE NË TAKIMIN E KËSHILLIT DREJTUES TË ASOCIACIONIT TË OMBUDSMANËVE DHE MEDIATORËVE TË MESDHEUT 25-09-2017

25-26.09.2017, Stamboll, Republika e Turqisë

PJESËMARRJA E AVOKATIT TË POPULLIT Z. IXHET MEMETI NË KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE TË OMBUDSMANËVE DHE NË TAKIMIN E KËSHILLIT DREJTUES TË ASOCIACIONIT TË OMBUDSMANËVE DHE MEDIATORËVE TË MESDHEUT

Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti, mori pjesë në ngjarjen dyditore në Stamboll, Republika e Turqisë, në kuadër të të cilës u mbajt Konferenca Ndërkombëtare e Ombudsmanëve të Evropës, Azisë dhe Afrikës e cila iu dedikua rolit dhe efikasitetit të Institucioneve të Ombudsmanëve dhe problemeve me të cilat ballafaqohen të njëjtët gjatë punës me parashtresa. Në Konferencë, prezantime patën ombudsmanët e më shumë vendeve, të cilët diskutuan për rëndësinë që e kanë institucionet nacionale për të drejtat e njeriut në vendet e tyre, në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Krahas Konferencës, në ditën e dytë, u mbajt edhe takimi i Këshillit Drejtues të Asociacionit të Ombudsmanëve dhe Mediatorëve të Mesdheut (AOM), në të cilin u shqyrtuan aktivitetet e realizuara të deritanishme të Asociacionit, u miratua plani i ri i punës për vitin 2018, si dhe u morën vesh edhe për hapat parë të mbajtjes së Konferencës në Shkup në vitin 2018, kur do të shënohet 10 vjetori i ekzistimit të Asociacionit, por edhe 20 vjetori i ekzistimit të Institucionit Avokat i Popullit në Republikën e Maqedonisë.

Për rëndësinë e mbajtjes së Konferencës në Shkup foli edhe Avokati i Popullit, i cili u fokusua në shënimin solemn të të dy jubileve, dhjetëvjetorin e themelimit të AOM dhe 20 vjetorin e themelimit të Institucionit Avokat i Popullit në Republikën e Maqedonisë.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

shtator 2018
H M M E P S D
1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
Gsh
Tet

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise