Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 17-04-2018

    REAGIM I AVOKATIT TË POPULLIT LIDHUR ME RASTET E SHPESHTUARA TË DHUNËS NËPËR...

    më shumë
  • 29-03-2018

    AVOKATI I POPULLIT, Z. IXHET MEMETI, NË PRES-KONFERENCË E PREZANTOI RAPORTIN PËR...

    më shumë
  • 16-02-2018

    REAGIMI I AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME RASTIN E ABUZIMIT SEKSUAL TË TË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

“PJESËMARRJA E PUBLIKUT NË MIRATIMIN E RREGULLAVE QË KANË TË BËJNË ME MJEDISIN JETËSOR” -  TEMË E KONFERENCËS NDËRKOMBËTARE NË TË CILËN MORI PJESË AVOKATI I POPULLIT, Z. IXHET MEMETI 15-09-2017

15.09.2017, Lubjanë, Republika e Sllovenisë

“PJESËMARRJA E PUBLIKUT NË MIRATIMIN E RREGULLAVE QË KANË TË BËJNË ME MJEDISIN JETËSOR” - TEMË E KONFERENCËS NDËRKOMBËTARE NË TË CILËN MORI PJESË AVOKATI I POPULLIT, Z. IXHET MEMETI

Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare e cila u mbajt në Lubjanë, Republika e Sllovenisë në të cilën u diskutua për “Pjesëmarrjen e publikut në miratimin e rregullave që kanë të bëjnë me mjedisin jetësor”, e organizuar nga Zyra e Avokatit të Popullit të Sllovenisë.

Në këtë Konferencë, Ombudsmanët e ish-hapësirave jugosllave: Maqedonia, Kroacia, Sllovenia, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Serbia dhe Mali i Zi, nënshkruan Deklaratë për bashkëpunim në fushën e mjedisit jetësor dhe të drejtave të njeriut, si dhe formuan Rrjetin e Ombudsmanëve për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe të drejtave të njeriut, në kuadër të të cilit do të shkëmbehen njohuritë dhe praktikat më të mira, dhe përmes së cilit do të obligohen të krijojnë parakushte për bashkëpunim më të afërt në sferën e mbrojtjes së mjedisit jetësor.

Ombdusmanët ranë dakord që gjatë vitit të parë të kryesimit të Sllovenisë me Rrjetin, bashkëpunimi të zhvillohet përmes mbledhjeve të rregullta vjetore, konferencave ose takimeve të përfaqësuesve të rrjeteve, takimeve tematike, vizitave të përbashkëta të fushave të degraduara, shkëmbimit të njohurive dhe aftësive, si dhe dokumenteve, informacioneve dhe raporteve. Në Deklaratë, gjithashtu, theksohet se e drejta për mjedis të shëndetshëm jetësor është njëra nga të drejtat themelore të njeriut (gjenerata e tretë), realizimi i të cilës kërkon miratimin e masave sistematike në të gjitha vendet dhe se çështja për mjedis të sigurt, të shëndetshëm e të pranueshëm është e rëndësishme për të gjitha vendet fqinje, dhe veçanërisht çështja e mjedisit jetësor ndërkufitar dhe global.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

qershor 2018
H M M E P S D
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30
Maj
Kor

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise