Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 20-11-2017

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E DITËS BOTËRORE TË FËMIJËS

    më shumë
  • 13-10-2017

    KOMUNIKATË PËR ZGJEDHJET LOKALE TË VITIT 2017

    më shumë
  • 06-09-2017

    NË PRES-KONFERENCË U PREZANTUA HULUMTIMI I VEÇANTË PËR “GJENDJEN ME DEPONIIMIN E...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

AVOKATI I POPULLIT Z. IXHET MEMETI, KRYEMINISTRI Z. ZORAN ZAEV DHE DREJTORESHA EKZEKUTIVE E KOMITETIT TË HELSINSKIT ZNJ. URANIJA PIROVSKA E VIZITUAN ENK “IDRIZOVË” 11-09-2017

11.09.2017, Shkup

AVOKATI I POPULLIT Z. IXHET MEMETI, KRYEMINISTRI Z. ZORAN ZAEV DHE DREJTORESHA EKZEKUTIVE E KOMITETIT TË HELSINSKIT ZNJ. URANIJA PIROVSKA E VIZITUAN ENK “IDRIZOVË”

Avokati i Popullit z. Ixhet Memeti, bashkë me drejtoreshën e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, znj. Urianija Pirovska, në cilësinë e Mekanizmit Parandalues Nacional dhe Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, z. Zoran Zaev e vizituan Entin Ndëshkues-Korrektues “Idrizovë”. Qëllimi i kësaj vizite ishte inspektimi i gjendjes në burgun më të madh të shtetit.

“Nevojitet qasje serioze në drejtim të zgjidhjes së problemeve me sistemin e burgjeve në shtet. Unë, si Avokat i Popullit, tanimë 12 vjet alarmoj dhe kërkoj zgjidhje për përmirësimin e kushteve katastrofike, ndërsa Qeveria shprehi vullnet të ulemi dhe bashkërisht të fillojmë nga rrënjët që ta ndryshojmë këtë sistem. Praktika e deritanishme e miratimit të plan veprimeve u tregua si zgjidhje e keqe, e cila nuk dha rezultate konkrete. Nuk ka përmirësim të kushteve hapësinore-materiale, sistemi shëndetësor është i shkatërruar, mungojnë kuadro profesionistë. Prandaj, konsideroj se problemeve duhet t’u qasemi realisht për shkak se nuk flasim vetëm për kushtet, por në përgjithësi flasim për menaxhimin në të gjitha segmentet.”

Këtë, mes tjerash, e tha Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti pas realizmit të vizitës.
 
Ai, gjithashtu, potencoi se në burgje ka sistem jofunksional të risocializimit, i cili në vend që t’i jep rezultatet e parashikuara krijon recidivistë, ndërsa nga të miturit krijon kriminel, të cilët entet ndëshkuese-korrektuese i zëvendësojnë me Institucione ndëshkuese-korrektuese.
  
“Kushtet në burgje e cenojnë dinjitetin njerëzor. Republika e Maqedonisë nuk është në fund, unë do të thosha se është nën fund kur bëhet fjalë për kushtet dhe tretmanin e personave të dënuar. Së këtejmi, shpresoj që në periudhën e ardhshme, me qasje serioze do të fillojnë të përmirësohen të gjitha segmentet e sistemit të burgut”, tha Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

nëntor 2017
H M M E P S D
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30
Tet
Dhj

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise