Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 20-11-2017

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E DITËS BOTËRORE TË FËMIJËS

    më shumë
  • 13-10-2017

    KOMUNIKATË PËR ZGJEDHJET LOKALE TË VITIT 2017

    më shumë
  • 06-09-2017

    NË PRES-KONFERENCË U PREZANTUA HULUMTIMI I VEÇANTË PËR “GJENDJEN ME DEPONIIMIN E...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

NË PRES-KONFERENCË U PREZANTUA HULUMTIMI I VEÇANTË PËR “GJENDJEN ME DEPONIIMIN E MBETURINAVE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË” 06-09-2017

06.09.2017, Shkup

NË PRES-KONFERENCË U PREZANTUA HULUMTIMI I VEÇANTË PËR “GJENDJEN ME DEPONIIMIN E MBETURINAVE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË”

“Konkluzioni i përgjithshëm, mbi bazë të të dhënave nga hulumtimi për gjendjen me deponimin e mbeturinave dhe kornizën ligjore, është se në Republikën e Maqedonisë deponimi i mbeturinave kryhet nën çdo nivel, se është substandard dhe thuaja se nuk respektohet asnjë normë ligjore që ka të bëjë me këtë çështje. Nga numri i përgjithshëm i komunave, 42 prej tyre shfrytëzojnë deponi lokale për mbeturina komunale dhe lloje të tjera të mbeturinave, me ç’rast asnjëra prej tyre nuk posedon Leje të integruar ekologjike, përkatësisht nuk i plotëson standardet ligjore. Deponi rajonale shfrytëzojnë 14 komuna, ndërsa 11 komuna (kryesisht rurale më të vogla) nuk shfrytëzojnë as deponi lokale e as rajonale”.

Këtë, mes tjerash, e tha Zëvendësja e Avokatit të Popullit, znj. Vaska Barjamovska-Mustafa në pres-konferencën në të cilën u prezantua hulumtimi i veçantë për “Gjendjen me deponimin e mbeturinave në Republikën e Maqedonisë”.

Sipas znj. Bajramovska-Mustafa, menaxhimi me mbeturinat e ngurta në Maqedoni është joefikas, ndërsa pasojat nga ajri i ndotur, toka dhe uji i ndjejnë të gjithë qytetarët.
 
“Shqetëson dukuria, sidomos në vendbanimet më të vogla, që mbeturinat e grumbulluara thjeshtë të hidhen në vend të hapur, ndërsa shërbimet kompetente të mos reagojnë. Gjithashtu, shqetëson fakti se në vend të njëjtë përzihen dhe deponohen lloje të ndryshme të mbeturinave (industriale, mbeturina të rrezikshme mjekësore dhe mbeturina të amvisërive), ndërkaq pasi mbushet hapësira e zbrazur, deponia braktiset (pa mbyllje adekuate) dhe zgjidhet e eksploatohet lokacion tjetër. Sinqerisht shpresoj se ky hulumtim do të shqyrtohet seriozisht nga ana e komunave, të cilat, në rastin konkret, janë hallka më e rëndësishme e zgjidhjes së problemeve me menaxhimin me mbeturinat”, tha Zëvendësja e Avokatit të Popullit, znj. Vaska Barjamovska-Mustafa.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

nëntor 2017
H M M E P S D
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30
Tet
Dhj

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise